Ronaldo ka bërë një kërkesë hisotrike, në lidhje me transmetin e Serie A-së. Ai ka kërkuar që çdo ndeshje e kampionatit Italian të transmetohet në kinema. Në këtë mënyrë është vendosur se për herë të parë kampionati italian do të transmetohet në teatrot dhe kinematë e gjithë Italisë. Kjo risi thuhet se është nxitur nga transferimi i Cristiano Ronaldos tek Juventusi dhe “Il Resto del Carlino” raporton se Lega e Serisë A ka aprovuar ditën e enjte me vendim unanim këtë ndryshim të bujshëm.
Të drejtat televizive të Serie A janë shitur kohë para se Ronaldo të zbarkonte në Seri A dhe kjo ka nxitur drejtuesit që të bëjnë një ndryshim, për të fituar më shumë para. Ata kanë fituar vetëm 973 milionë euro, por sa do të ishte kjo shifër nëse do të shiteshin tani, pas ‘transferimit të shekullit’.
Kjo do të jetë një mënyrë që drejtuesit kërkojnë që të rikuperojnë të ardhurat që llogariten si të humbura, pasi padyshim që ardhja e Ronaldos ia rrit vlerat dhe shikueshmërinë kampionatit italian. Ka vetëm një rregull: vendet që do të transmetojnë ndeshjet duhet të jenë të paktën 80 kilometra larg stadiumit ku do të luhen, për të lehtësuar qarkullimin e njerëzve.