Kristiano Ronaldo do ta mbylli këtë vit si lojtari më me shumë gola në botën e futbollit. Plot 54 realizime është shifra e Ronaldos, duke përfshirë golat me skuadrën e tij në Arabi, Al Nassr dhe me kombëtaren e Portugalisë. Ditën e djeshme, Ronaldo shënoi golin e 54-rt për këtë vit kalendarik në fitoren e Al Nassr ndaj Al-Taawoun.
Gjatë festimit të golit, portugezi duket teksa ia bën me shenjë tifozëve të Al Nassr duke ngritur gishtin tregues lart, për të thënë se: Unë jam numri 1.
Cristiano Ronaldo to fans: “I am number one” 😭🤍
pic.twitter.com/DHeX3rbFTY— Mikael (@MikaelMadridsta) December 30, 2023
Fitimi i Kupës së Botës prej Lionel Messi dhe Argjentinës duket se i dha fund debatit të më të mirit mes tyre, por Ronaldo nuk dorëzohet me 54 golat e këtij viti dhe ambicien për Evropianin 2024.
Discussion about this post