Perej 1 dekade Ronaldo dhe Mesi janë dominuesit absolute të futbollit. Ata kanë fituar çdo gjë me ekipet e tyre por edhe trofe të shumtë personal.
Shumë nga njerëzit që e ndjekin sportin shpesh bëjnë pyetjen se cilët do të jenë emrat e tjerë që do ta dominojnë futbollin pas tyre.
Ronaldo e ka dhënë një përgjigje, megjithatë koha duhet ta dëshmojë. Ai beson se Neymar, Asensio, Mbappe e Hazard do të dominojnë pas tij dhe Messit. Emra këta mjaft premtues por që duhen parë në vazhdim nëse do të kenë një shkëlqim të ngjashëm si Mesi dhe Ronaldo.
“Asensio, Neymar, Mbappé, Dembélé, Hazard, Rashford… Ka disa lojtarë që janë shumë të mirë”, u përgjigj Ronaldo. (B.H/Shuplaka)