Ronaldo dhe Mesi dominojnë futbollin prej gati 1 dekadë ku pothuajse të gjitha çmimet prestigjoze për lojtarë i kanë fituar këta të dy.
Dy vitet e fundit falë paraqitjes së mirë të tij por edhe fitimit të Champions League, ku ai ka një meritë të padiskutueshme, ky çmim është fituar nga portugezi Cristiano Ronaldo.
Megjithatë për Mbrojtësin e Atletico Madridit, Filipe Luis, Cristiano Ronaldo nuk e ka merituar Topin e Artë, pasi sipas tij nuk ka brë asgjë.
Braziliani ka thënë madje se portugezi nuk e ka ndihmuar fare skuadrën në kupën e konfederatave në Rusi, ndërsa ka lavdëruar Lionel Mesin duke thënë se ai nuk ankohet në asnjë ndeshje.
“E admiroj Messin, ai kurrë nuk ankohet në asnjë ndeshje, por unë nuk ia kërkoj fanellën. Kam ardhur për të fituar, e jo për të thënë se kam luajtur me Messin:, ka thënë Luis. (B.H/Shuplaka)
Discussion about this post