13:51 | 02/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Ronaldo: Pas asaj ndeshjeje, të gjitha klubet e dinin që bastet për mua ishin fitore e sigurt

12:53 | 10/08/2019
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ronaldo: Pas asaj ndeshjeje, të gjitha klubet e dinin që bastet për mua ishin fitore e sigurt

Ka një datë, që është e vështirë të fshihet në karrierën e Cristiano Ronaldos: 6 gusht 2003. Kjo është dita në të cilën, në praktikë, “Topi i Artë” i ardhshëm u bë i njohur për botën dhe në veçanti për Manchester United, të cilin e sfidoi dhe e mundi në një ndeshje miqësore me fanellën e Sporting. Fitorja 3-1, që u vu në skenë në “José Alvalade” të Lisbonës, vërtetoi aftësitë dhe guximin rinor të CR7. Tashmë, pas asaj prove të drejtpërdrejtë, Manchester United u bind për ta blerë atë.

Një moment, që kampioni i Juventusit e kujton 16 vite më vonë, në rrjedhën e “The Making of”, dokumentarin e prodhuar nga DAZN, në të cilin marrin pjesë edhe Neymar e José Mourinho: “Manchester United ishte i interesuar për mua edhe para asaj ndeshjeje. Kjo lojë ishte si “qershia mbi tortë”. Unë isha në gjendje ta tregoja veten dhe kjo e rriti interesin e tyre më shumë. Pas ndeshjes ndjeva se nuk duhej më të provoja asgjë për cilindo. Pas asaj loje, të gjitha klubet e dinin tashmë që bastet për mua nënkuptonin fitore të sigurt”.

Pjesa tjetër e historisë është e njohur: triumfet e Manchesterit, ato të Madridit me Realin, “Topat e Artë”, rivaliteti me Leo Messi për fronin e më të mirit në botë dhe, së fundi, kalimi te Juventusi. Pa u ndalur, në majë, midis golave, shfaqjeve të niveleve të larta dhe triumfeve në seri. Sidoqoftë, gjithçka filloi prej andej, nga ai 6 gusht 2003.

Atë mbrëmje, në atë miqësore, brenda një dite, Cristiano Ronaldo e bëri veten të njohur për botën. Dhe Manchester United e rrëmbeu atë, falë nuhatjes së Alex Ferguson. Duke u “farkëtuar” plotësisht dhe bërë një yll të patëmetë, që edhe pse 34 vjeç tashmë, vazhdon të shkëlqejë e mahnisë këdo.

Pas

“Sa herë bën seks në një natë?” Anna Lika nxjerr VIDEON dhe i përgjigjet ndjekësit

Para

Jepnin leje legalizimi duke falsifikuar dokumentat, kush është nëndrejtori i Aluzinit i shpallur në kërkim

Para
Jepnin leje legalizimi duke falsifikuar dokumentat, kush është nëndrejtori i Aluzinit i shpallur në kërkim

Jepnin leje legalizimi duke falsifikuar dokumentat, kush është nëndrejtori i Aluzinit i shpallur në kërkim

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kievi dhe Moska takohen në Turqi/ Zelensky: Ukraina është e gatshme të ndërmarrë hapat e nevojshëm për paqen

Hasani në Qipro takim me presidentin Christodoulides: Intensifikim i dialogut politik

Balla: Brenda qershorit hapim të gjithë kapitujt e marrëveshjes për anëtarësimin në BE

“Shqipëria po bëhet destinacion i natyrës dhe aventurës”- Rama: 867 mijë vizitorë në zonat e mbrojtura në 4 muajt e parë të vitit

Tedi Blushi jep dorëheqjen nga Këshilli Bashkiak i Tiranës pas zgjedhjes deputet, zbardhet shkresa

Rrugorja e Tiranës me “dorë të hekurt”/ 49 të arrestuar apo proceduar në një javë, vendosen rreth 14.500 gjoba

Firma që nxjerr jashtë llogarive Brojën, sot pritet zyrtarizimi te Çelsi

“Shqipëria po bëhet gjithnjë e më shumë destinacioni i preferuar”, Rama: 867 mijë vizitorë kanë eksploruar zonat e mbrojtura të Shqipërisë në 4 muaj

Përfshihet nga flakët një zonë me ullishte në Fier, e vështirë ndërhyrja e zjarrfikësve për shkak të terrenit

Truall, biznes dhe makina/ Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e një të dënuari për drogë në Angli (EMRI)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.