Sulmuesi i Real Madritit dhe fituesi i “Topit të Artë”, Christiano Ronaldo, ka shpërndarë sot një videomesazh për fëmijët sirianë të bllokuar në Alepo.
“Përshëndetje. Kjo është për fëmijët e Sirisë. Ne e dimë që keni vuajtur shumë. Unë jam një lojtar shumë i famshëm por ju jeni heronjtë e vërtetë. Mos e humbisni shpresën. Bota është me ju. Ne shqetësohemi. Unë jam me ju”, thotë Ronaldo.
Vetëm pak orë më parë, ai bëri me dije se kishte dhuruar gjithashtu një shumë parash tek fondacioni “Save The Children” për t’u siguruar ushqim dhe batanije për fëmijët, si edhe për të ndihmuar shkollat dhe spitalet për t’u kujdesur për ta. (D.D/Shuplaka)
A message of hope to the children affected by the conflict in Syria. @SavetheChildren pic.twitter.com/Zsdvu2nuXd
— Cristiano Ronaldo (@Cristiano) December 23, 2016