Mediat italiane raportojnë se Cristiano Ronaldo mund të largohet nga Juventusi më herët seç kishte për qëllim ai, për shkak të krizës financiare së shkaktuar në klubin torinez nga pandemia koronavirus.
Por Ronaldo nuk do të ketë shumë zgjedhje për ta gjetur një shtëpi të re, nëse e braktis klubin të cilit iu bashkua më 2018.
Paris Saint-Germain dhe Manchester United janë dy klubet më të mundshme ku Ronaldo mund të luajë në atë ardhmen.
Të dy këto klube kanë burime financiare që mund ta përballojnë mbajtjen e Ronaldos dhe përveç tjerash janë edhe disa faktorë të tjerë që i favorizojnë ato.
Në Manchester United, Ronaldo vazhdon të jetë idhull për atë që e kishte arritur në Old Trafford mes viteve 2003 dhe 2009.
Në PSG, paratë nuk mungojnë, siç është dëshmuar shfrytëzimi i tyre për blerjen e yjeve në të kaluarën, edhe pse për ta pasur Ronaldon, klubi parisien duhet të humbë njërën mes Kylian Mbappe dhe Neymar.