Kombëtarja spanjolle kërkon që të rikthejë shkëlqimin e mëparshëm nën drejtimin e trajnerit, Luis Enrique pas dështimit në Kupën e Botës.
Spanja do të përballet në kuadër të Ligës së Kombeve kundër dy ekipeve të forta, Kroacisë dhe Anglisë, por në grumbullimin e kombëtares flitet edhe për Real Madridin dhe Cristiano Ronaldon.
Isco, në konferencën për mediat ka folur për ish-shokun e tij të skuadrës: “Cristiano është një lojtar i jashtëzakonshëm, të garanton 40-50 gola në sezon. Nëse fitojmë, do të thotë se nuk na ka munguar, nëse nuk fitojmë do të thotë se s’mund të bëjmë pa të”, ka thënë fillimisht spanjolli Isco.
Ndërkohë më tej ai ka thënë: “Tani për tani po luajmë shumë mirë. Lojtarët që sezonin e kaluar nuk shënonin shumë gola, tani po shënojnë rregullisht. Për momentin nuk po e ndjejmë mungesën e Ronaldos, të cili i uroj më të mirën’.
“Ideja i futbollit është praktikisht e njëjtë, me pak ndryshime dhe ne duhet të adoptohemi me çdo mënyrë loje. Kupën e Botës e fiton vetëm një skuadër dhe nuk është e lehtë. Sigurisht, kundër Rusisë nuk bëmë një ndeshje të mirë, por është diçka që mund të ndodhë. Ia bëmë shërbimin ndeshje dhe nuk duhet ta mbajmë mendjen atje”, ka deklaruar ai.