Cristiano Ronaldo, ashtu siç është traditë kur një futbollist transferohet në një ekip te ri futbolli, ka kënduar sot para shokëve të skuadrës te Juventusi, dhe performanca nuk ka shkuar aspak keq.
Gjatë një vakti që të gjithë pjestarët e klubit kanë shijuar së bashku, Cristiano Ronaldo është ngjitur mbi një karrige duke kënduar. Një situatë në të cilën portugezi nuk është parë kurrë, dhe ka shkaktuar jo pak humor në rradhët e kolehëve të tij.
Kujtojmë që nesër Juventusi do të luajë ndeshjen e parë në kampionat kundër Chievo-s në transfertë.
(E.K/FAXWEB.AL)
https://www.youtube.com/watch?v=WAsLV3A4wws