Luiz Felipe Scolari është trajneri i parë që ka udhëhequr Cristiano Ronaldo-n drejt një finaleje të një kampionati të rëndësishëm kur ka qenë trajneri i Portugalisë, që arriti në finalen e Euro 2004.
Por kjo nuk e ka ndalur katër herë fituesin e Topit të Artë që të tallet me “Big Phil” para fillimit të një ndeshjeje të luajtur kohët e fundit të Real Madrid.
Ndërsa lojtarët kanë qenë në tunel, në pritje për të hyrë në fushën e lojës, Marcelo, Danilo dhe Casemiro, brazilianët e Real Madrid, kanë parë Cristiano Ronaldo-n që mundohej të imitonte Scolari-n, i cili ka marrë pseudonimin Gene Hackman për shkak të ngjashmërisë me aktorin hollivudian. (E.K/SHUPLAKA)
https://www.youtube.com/watch?v=cRE9UO8b-N8