Ronela Hajati gjatë këtyre muajve ka nxjerr një sërë këngësh që janë pëlqyer shumë nga publiku dhe janë kthyer menjëherë në hite. Këngëtarja pas dy bashkëpunimeve me Don Phenom ka lajmëruar se do të sjell shumë shpejt edhe një këngë tjetër.
Ajo ka publikuar vazhdimisht foto dhe video të shkëputura nga xhirimet duke treguar për të gjithë look-un e saj. Pak minuta më parë Ronela ka publikuar edhe një video ku tregon se çka hequr gjatë xhirimeve.
Këngëtarja shihet teksa zbret disa shkallë mirëpo në një moment është rrëzuar. “Kur thonë: “Hë se keni punë të lehtë ju “ -LAGE- 21.06.2019”, ka shkruar Ronela pranë videos që është komentuar gjatë.