Këngëtarja Ronela Hajati ka postuar ndër të tjera së fundmi në Instagram edhe një fotografi të hershme të të atit, i cili shfaqet në shoqërinë e shkrimtarit të madh Dritëro Agolli.
Duke na zbuluar kështu se babai i saj dhe Dritëroi kanë qenë miq më parë, kohë kur edhe babai i këngëtares ishte gjallë.
Në foto, ata shfaqen në rininë e hershme, të buzëqeshur. Bashkangjitur saj, Ronela Hajati shkruan se njerëzit e mëdhenj nuk vdesin kurrë: “Njerëzit e mëdhenj s’vdesin kurrë! Shoket e ngushtë… Dritëroi dhe babi…” (XH.A/SHUPLAKA)