00:16 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Ronela Hajatit dhe Young Zerka, arsyet që i çuan drejt ndarjes

12:23 | 20/03/2019
në Flash, ShowBiz, Te Fundit, Te Gjitha
0
I jep fund lidhjes dhe një tjetër çift i showbizit/ Prova është Instagrami

Rreth tre vite më parë, kur një gazetare e pyeti Ronela Hajatin: “Sa e do Young Zerkën?”, ajo iu përgjigj: “Unë s’jam e lidhur me Zerkën, kështu që nuk kam çfarë të mbaj sekret”.

Edhe pse ata prej vitesh rrinin gjithë kohën bashkë, në të gjitha intervistat, marrëdhënien e tyre e kanë cilësuar thjesht si miqësi dhe bashkëpunim. Këto ditë në të gjitha portalet shkruhej se Ronela Hajati dhe Young Zerka nuk janë më bashkë, pasi nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

 

zerka ronela

Në fakt, “Panorama Plus” lajmin e ndarjes e ka dhënë që në fillim të dhjetorit, kohë kur çifti, sipas burimeve tona, nuk ishte më bashkë, duke rrëfyer për ndarjen e çiftit dhe arsyet që e çuan drejt saj. Kur vendosën të bashkëpunonin për projektin e tyre muzikor, ata kishin një vit që përfliteshin për lidhje dashurie, por që përpiqeshin ta mbanin të fshehtë.

Dhe më këtë stil vazhduan për një periudhë të gjatë, edhe pse koncertet i planifikonin gjithmonë bashkë. Young Zerka gjatë një interviste për emisionin “Thumb”, rreth 4 muaj më parë, pyetjes, nëse është çift apo single, iu përgjigj: “Normal që single”, duke treguar edhe duart në të cilat nuk kishte asnjë unazë.

ronela zerka

“Po, a je në kërkim të dashurisë?”, e pyeti gazetari. “Në kërkim të shpirtit të lirë,” tha Zerka, duke konfirmuar kështu ndarjen nga Ronela Hajati. Nga ana tjetër, Ronela u rikthye në festivalin “Kënga Magjike” me një këngë të Flori Mumajesit me titullin “Vuj”, dedikuar një dashurie të humbur, pasi ai e ka lënë për një tjetër.

U tha se kjo është këngë që i dedikohej vuajtjes pas ndarjes nga Zerka, ndërkohë që gjatë performancës, Ronela interpretoi dhimbjen e saj shpirtërore pas ndarjes nga Zerka, duke bërë edhe prekje intime në skenë, një guxim ky skenik që mund të themi se është kthyer në stil personal për Ronelën.

ronela zerko

Portalet që vendosën çuditërisht tani të konkludojnë në faktin së Ronela dhe Young Zerka janë ndarë, kanë nxjerrë si arsye të ndarjes faktin se Ronela dëshironte ta zyrtarizonte këtë lidhje, pasi çifti bashkëjetonte gjithashtu, ndërkohë që Zerka aspironte tjetër gjë, të qenurit shpirt i lirë, gjë që, mesa duket, nuk e arrinte dot duke qenë në një lidhje.

Zerka asnjëherë nuk ka folur publikisht për Ronelën, përveç ditëlindjes së saj kur i bëri një dedikim në “Instagram”, që prapë linte vend për interpretim, nëse ishte urim për të dashurën e zemrës apo për kolegen dhe mikeshën. Duke u bërë bashkë dhe duke i dhënë koncertet gjithmonë çift, ata u komentuan si një tjetër çift i dashuruar në tregun e muzikës, mes shumë të tjerëve që janë krijuar këto vitet e fundit.

young ronela

Po siç e ka treguar historia, shumë pak prej tyre arrijnë të mbijetojnë, edhe pse kanë pasur sukses bashkë. Thashethemet mbi lidhjen e tyre dhe fakti që nuk kishte diçka të konfirmuar, e bënte më interesante lidhjen mes tyre, por edhe karrierën gjithashtu. Janë apo s’janë çift, u përdor shumë mirë nga çifti si një strategji biznesi për të fituar para, pasi jo vetëm ftesat i merrnin çift për koncerte, por nisën të bënin dhe klipe bashkë. Tashmë, secili do vijojë jetën e tij personale dhe karrierën në drejtime të ndryshme.

Ronela youngzerka-ronela

Etiketa: Ronela HajatiYoung Zerka
Pas

Aksident tragjik në Kukës, bie nga ura dhe humb jetën punëtori 32-vjeçar

Para

Ndryshime te ”Drejtësia”, largohet Teuta Vodo. Kush është zëvendësminitrja e re

Para
Ndryshime te ”Drejtësia”, largohet Teuta Vodo. Kush është zëvendësminitrja e re

Ndryshime te ''Drejtësia", largohet Teuta Vodo. Kush është zëvendësminitrja e re

Discussion about this post

 



Të Fundit

Alarm në Zvicër: Numri i cigareve kontrabandë në rritje, shumica vijnë nga Kosova

Erdogan dhe Macron diskutojnë krizën në Gaza, lideri turk kërkon veprim të shpejtë global

Trump pas takimit me Ursula von der Leyen: SHBA nuk do t’i ulë tarifat ndaj BE-së poshtë 15%

‘Zjarri në Kalasë të Delvinës, serioz’, Ministria e Mbrojtjes: Zjarrfikësit dhe helikopteri ‘Black Hwak’ në ‘luftë’ për shuarjen e flakëve

Trump “pajtohet me shtetësinë palestineze”?

Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për bisedime pas katër ditësh luftime

Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dërgojnë 25 ton ndihmë humanitare në Gaza nga ajri

Ndryshimet e reja të Kodit Rrugor/ Parkoi automjetin mbi trotuar, ndëshkohet me gjobë dhe procedohet 31-vjeçari në Sarandë

“Putinit po i mbaron koha, arkivolet do të grumbullohen në Rusi”, paralajmëron Austria

Papa: Nuk mund të qëndrojmë duarkryq ndërsa Gaza masakrohet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.