Ditën e djeshme futbollisti i kombëtares sonë Odise Roshi i dha fund beqarisë. Në ceremoni ishin të ftuar miq e të afërm të ҫiftit, mes të cilëve ishin dhe shokët e kombëtares kuqezi Hysaj, Balaj dhe Cikalleshi. Roshi i dhuroi partneres së tij Silvës, një unazë me vlerë 20 mijë euro dhe një orë me vlerë 30 mijë euro.
Pavarësisht rastit të tij special, futbollisti i kombëtares dhe të ftuarit e tjerë kanë anashkaluar vendimet e qeverisë për ndalimin e grumbullimeve apo tubimeve në vende publike dukë përfshirë këtu dhe dasmat apo ngjarje të tjera për shkak të situatës së rënduar që kemi në vend nga pandemia e Covid-19.