Policia e Roskovecit ka finalizuar një tjetër goditje ndaj kultivimit të bimëve narkotike, në kuadër të planit operacional kombëtar të koduar “Koordinata”, që ka për objektiv parandalimin dhe goditjen e kësaj veprimtarie të paligjshme.
Si rezultat i kontrolleve sistematike dhe informacionit të siguruar në rrugë operative, shërbimet e Stacionit të Policisë Roskovec lokalizuan një parcelë me bimë narkotike në vendin e quajtur “Toka e zezë”, ku u kapën në flagrancë dhe u arrestuan dy shtetas:
-
Igli Ajdini, 35 vjeç
-
Endri Ajdini, 28 vjeç
Të dy banues në Roskovec dhe vëllezër mes tyre.
Në parcelë u evidentuan dhe asgjësuan me anë të djegies 65 bimë të dyshuara si Cannabis Sativa.
Materialet procedurale në ngarkim të të arrestuarve i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme hetimore.
Policia e Shtetit mbetet e vendosur për të vijuar kontrollet në terren dhe për të goditur çdo përpjekje për kultivimin e bimëve narkotike, në të gjithë territorin e vendit.