Është përcjellë me duartrokitje për në banesën e fundit, ashtu siç e meriton një artist i madh, Rikard Ljarja.
Artisti i mirënjohur do të prehet në paqe në vendlindjen e tij në Shkodër, një amanet që ua kishte lënë familjarëve të tyre.
Në ceremoninë mortore nuk kanë munguar edhe miqtë e tij të skenës, ku pranë banesës së aktorit janë parë aktorë, megjithëse situata e pazakontë e shkaktuar nga COVID-19 nuk ka lejuar që të grumbullohen shumë persona.
Aktorja e njohur Roza Anagnosti dhe bashkëshorti i saj Dhimitër Anagnosti, teksa flisnin për Fax News u emocionuan dhe treguan se sot bënë shkelje të karantinës, pasi ai e meritonte.
“Është jo vetëm e dhimbshme, por është ditë e trishtë. Duhet të mbajmë dhe distancë, bëmë shkelje ne të dy sot, por ai e meritonte këtë shkelje ma do mendja se publiku do të na mirëkputojë. Ishte një ngjarje tronditëse për familjen tonë sepse kemi bashkëpunuar gjatë me të.”- tha Anagnosti.