Roza Lati dhe Trejsi Sejdini janë parë shpesh në shoqërinë e njëra-tjetrës dhe duket se kanë një marrëdhënie mjaft të mirë. Madje moderatorja pak javë më parë e kishte të ftuar në emisionin e saj “Why not”, Miss “Universe”-in.
Madje dy vajzat e njohura kanë postuar në profilet e tyre në rrjetet sociale, fotografi apo video me njëra-tjetrën. Por së fundmi, Rita ka vendosur që nëpërmjet disa fotove në “Instastory”, t’i bëjë një dedikim të veçantë Trejsit.
“Duhet të jetoja me Trejsi Sejdinin te shtëpia e saj, që ta njihja kush është kjo vajzë. Dhe kjo është binjakja ime. Shumë dashuri për ty vajzë”, shkruan moderatorja në njërin prej postimeve.