Ndërkohë që të shumtë janë ata që kanë ikur me pushime, madje edhe janë kthyer nga destinacionet e tyre, moderatorja Roza Lati sapo i ka nisur.
Roza ka publikuar një foto të pasaportës së saj, mirëpo të shumtë kanë qenë ata që e kanë kritikuar. Disa ishin të pakënaqur me pasaportën shqiptare, e disa thonin se s’donin tja dinin se çfarë bën Roza.
“Tani rradhen e kam une me shetit pak boten.
Me presin aventurat dhe do ta mbush wallin me postimet e mia! Do jem e azhornuar ne Instagram, Facebook dhe Snapchat! Make sure you follow.”, ky ishte shkrimi krahas fotos me pasaportë, që nxehu fansat.
Mirëpo moderatorja u është kthyer ashpër, duke thënë se është radha e saj për të pushuar dhe se ndihet krenare për kombësinë e saj. Madje e kanë pritur si princeshë atje ku ka shkuar të kalojë pushimet verore.
“Nuk e kuptoj pse aq mllef te fotoja e pashaportes sime… se eshte pashaporte shqiptare… qe t’jua mbyll gojen mire po ju shkruaj qe mua me priten e me respektuan si princesh ku vajta. Se vij era njeri dhe e kam buzeqeshjen 24 karat. Nuk gjeta as tullac e as boss me më percjell per pushime. Kam qe ne Janar qe heq leke menjan per keto pushimet e mia qe s’kane te mbaruar, sepse kam punuar per kete dite. Prit prit se sapo ka filluar…
nderkohe kush shkruan “kujt i plasi ca ben ti” do te thoja te plas shume qe me ndjek e me le dhe komente. Edhe u interesoke. Edhe te guduliska fotoja pashaportes sime, qe nxehesh dhe shan dhe komenton. E dua kombesine time se jam shqipetare dhe kryelarte. Shnet.”, shkruan Roza. (D.D/Shuplaka)