Roza Lati, e pyetur në “Why Not” në TV Ora nga Kelvi Kadilli se çfarë mendimi ka për njerëzit e rinj që po dalin në TV, është shprehur se ditët e sotme njerëzit kanë maninë thjesht të jenë të famshëm pavarësisht sa produktivë mund të jenë.
Kelvi Kadilli: S’ka ngelur njeri pa dalë në TV kohët e fundit, futen për arsyet e veta, çfarë qëndrimi mban ti për këtë, si ndihesh ti kur shikon dikë që nuk di të bëjë asgjë?
Roza Lati: Njerëzit kanë maninë për të qenë të famshëm, më shumë se sa të jenë produktivë në këtë profesion. Në televizione hyjnë dhe dalin shumë personazhe që mbase vërtet nuk kanë lidhje, por e di si është puna?
Siç hyra unë, siç hyre ti etj, unë mendoj se Zoti ia jep të gjithëve mundësinë të bëjë diçka, por çështja është a je i aftë ti ta mbash atë, përditë dhe çdo vit?
Ok bëre seks me shefin, apo ke kapur sponsorin se e ke të dashur, apo ke ardhur këtu se të ka borxh presidenti i kompanisë edhe të detyrohet, hajde ulu bëje dhe mbaje përditë.