14:26 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

ROZA PUTANA

12:45 | 01/07/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
ROZA PUTANA

Nga Agim Xhafka

(Tregimi i së dielës.)

Sot më duket çudi se pse e quanin Roza putana. Jo se ajo kishte nder të spikatur,prostitutë ishte,por në Korçë më tepër përdorej kurvë. Putanë e shqiptojnë italianët e ata ndiheshin në Vlorë,Durres,Tiranë,por jo andej nga vendi im.
Nejse,Roza në kujtimet e mija të fëmijërisë më del qysh kur une isha në fillore. Shtëpinë e kisha afër Parkut Rinia dhe mes atyre lëndinave luaja në pranverë e deri në tetor. Më pas shkonim lart,rrugicave të qytetit e rrëshqisnim duke vënë poshtë bythëve çantën e shkollës si slitë dëbore.
Një mëngjes të djele,thellë parkut,afër shatrivanit të dytë më thërret një zë femre. Ulët dëgjoj:
-O djalkë,pa hajde njëherë këtu!
Nuk po shihja gjë,por prapa një gëmushe nxori fytyrën një zeshkane aq e bukur sa dhe sot e vizatoj si atëhere. Fytyrë rrumbullake,me mollza të kërcyera,sy jeshile,flokë kafe të dredhura,elegante dhe buzët kaq të trasha sa nuk kisha parë kurrë.
-E njeh Gaqon?- më tha. -Djalin e furrëtarit?
-Po,e kam komshi.
-Shko zgjoje nga gjumi dhe thuaji se po e pret Roza,ajo që hedh fall.
Kaq u shastisa nga bukuria e saj sa ika me vrap. Por nëna e Gaqos nuk më linte të hyja tek oborri.
-Folë se ia them unë,-më thoshte.
Por unë doja të mburresha para Rozës. Nuk hapja rrugë. Më la dhe hyra deri tek kreu i shkallëve. Gaqo,një çun i ri që punonte xhenerik në ofiçinë flinte në ballkon,përjashta.
-Gaqo,Gaqo!
Hiç,si i vdekur.
-Po të pret Roza të të hedhë fall!
-Hë? Ku është?- e vrik në këmbë gjithë ai djalë,si Steves Rives i filmit.
Unë vrapova tek Roza,ia thashë se Gaqo po vjen. Ajo qeshi e më fërkoi kokën.
Pas pak bashkë me Gaqon hynë tek wc aty pranë e pas ca minutash dolën. Gaqo i qeshur dhe i skuqur. Do ketë mësuar fjalë të mira nga falli,mendova. Ai iku e Roza po mblidhte ca lule aty pranë.
-Do më hedhësh dhe mua fall?-e pyeta.
-Patjetër,por të të rritet dora se e ke të vogël,-qeshi ajo.
Më pas rrija afer saj ditët e pushimeve. Bile erdhi dhe Calja ca kohë. Filluam të ziheshim kush do e merrte për nuse kur të rritej. Ai e donte Rozën,por edhe unë. Ndjehesha i sigurt se ajo ta shihte dhe të ardhmen e të lajmëronte. Pashë që vinin plot burra që shihnin fatin tek Roza. Një ditë ajo nga wc doli me mësuesin e biologjisë,njëherë e pashë që u fut me babain eNorkës,shoqes sime të klasës.
Kështu me Roza putanën kalova pushimet e asaj vere. Pastaj nisi shkolla. Shkoja mbasdite,por nuk e gjeja. Deri sa një ditë pata fat. Rrinte te shatërvani i dytë,por jo andej nga lëndina,por te stoli. Shihte nga shtëpia e fëmijës që ishte aty pranë e qante.
-Kam tre zemra atje,- më tha.- Dy djem e një vajzë.
-Shkojmë i takojmë ,- e nxita.
-Jo,jo se nuk më lejojnë.
-Pse?
-Kur të rritesh do e kuptosh,i miri im!
-Më është rritur pellëmba,ja,shihe!
Por ajo qante e iku. Më la atje.
Kaloi dimri,erdhi pranvera,vera e Roza sikur u përpi nga pylli.
Pyeta Calen,por nuk dinte gjë. Të pyes mësuesin e biologjisë,mendova. Por më doli keq. Ai më qëlloi me shpullë,më kercënoi se nuk do më vinte kurrë dhjeta e heshta.
Një ditë pyeta Ladin,më të madhin djalë tek shkalla jonë.
-Roza putanën do që të takosh?
-Po.
-Të qënka rritur bilbilushi,byrazer.
U nxeha dhe u çudita. Pas ca vitesh,kur isha në klasën e gjashtë mësova së çfarë falli hidhte Roza tek burrat e qytetit tim. Copëra-copera e rindërtova historinë e saj.
Ishte jevgë,ashtu i thonim atëhere. Babai i saj e kishte braktisur qysh kur ishte e vogël. E rriti nëna deri sa mbushi 14 vjeç e një ditë ajo vdiq nga e ftohta në kasollen prej cope ushtrie andaj nga Radeneci. Kerkoi Roza punë në disa zyra dhe i dhanë shfryrje seksuale. U bë me fëmijë qysh 15 vjeç. Kështu dhe më pas. Me tre fëmijë që shteti ia merrte e i çonte në jetimore. Kur pa që po perdhunohej mendoi që të nxirrte jetesën me bukurinë e saj. E zuri një vend tek shatrivani. Nga që kishte wc-në pranë,por dhe jetimoren ngjitur. Burrat namusqarë e djemtë epshorë vinin me plot dëshirë se kënaqësia me të ishte poetike. Një personazh i gravurave të Modiljanit,një kreatyrë qe as në ëndërr nuk kishin ku ta shihnin korçaret. Kështu,murga Roza,ndërsa në vesh e qafë i fërshëllenin frymëra të nxehta e rënkime pasioni,sytë i mbante andej,nga jetimorja e tre fëmijëve të saj,me baballarë komunistë,me poste,me profesione të nderuara ose me familje të tjera ku u mburreshin grave të tyre se ishin të ndershëm e besnikë si ata.
Ato vite nuk dënohej prostitucioni,më pas u perfshinë nga gazi i degës së brendshme dhe u internuan nëper skërka.
Sot qesh me Rozën se më bëri të shihja çdo ditë pëllëmbën në m’u rrit apo jo. Nuk e ndesha më që ato mote,por në kokë ndërtoj veç variante të mira për bukuroshen time. Sikur një prej fëmijëve e ka marrë në shtëpinë e vet e kujdeset për të. E besoj nga që e dua shumë Roza putanën,por edhe nga që fëmijët do kenë gjakun e saj mbushur me qeliza dashurie,dhimbjeje,përkushtimi e shprese. Pastaj qar e kanë ta kenë mes tyre nënën se ajo dinte dhe si është e ardhmja.
Sa herë shkoj tek parku mendoj per Rozën,ishte femër e bukur dhe nënë e vuajtur,nënë që i prekte dhe i përkëdhelte fëmijët veç nga larg,me sytë e saj jeshilë ,me shikimin që e pati si magji hyjnore…

Etiketa: agim xhafka
Pas

Rihana “ia heq trurin” Kanye West, Kim bëhet xheloze

Para

“Goditje fatale për Sistemin Shëndetësor me reperkusione të thella organizative, funksionale, financiare edhe korruptive”

Para
“Goditje fatale për Sistemin Shëndetësor me reperkusione të thella organizative, funksionale, financiare edhe korruptive”

"Goditje fatale për Sistemin Shëndetësor me reperkusione të thella organizative, funksionale, financiare edhe korruptive"

Discussion about this post

 



Të Fundit

Operacion kundër terrorizmit në Fushë Kosovë dhe Malishevë, arrestohen dy persona

Manastirliu: Mbi 27 mijë nxënës të klasave të pesta në testin kombëtar VANAF

Vizita në Beograd, Kaja Kallas i jep mesazh të prerë autoriteteve serbe: Zbatoni reformat e nevojshme dhe sqaroni drejtimin strategjik të vendit

Ministri Vengu pret komandantin e FSK: Shqipëria krah Kosovës për garantimin e stabilitetit në rajon

Elisa Spiropali: Humbëm Artan Lamen, njeri i dijes dhe pasionit për Shqipërinë

Elon Musk viziton Pentagonin, pritet nga Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth

Gruaja humb jetën gjatë ndërhyrjes kirurgjikale në Durrës, hetohet mjeku

I vdes pacientja gjatë operacionit, mjeku në Durrës akuzohet për neglizhencë në trajtimin mjekësor

Përfaqësuesi i PD denoncon: Në bar kafenë e Dervish Beqirit gjeta fletë të vulosura, zyrat e patronazhistëve paralel me qendrat e votimit

‘Notturno’ botohet në italisht, libri i ish-presidentit Bamir Topi! Prezantohet në Torino

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.