Është bërë e rrugës që pas çdo eventi muzikor, kulturor, sportiv,apo evente të tjera në vendin tonë asnjëherë të mos jemi dakord me fituesin. Kjo ka ndodhur edhe përgjatë këtij sezoni në ‘’Këngën Magjike’’.
Përveç pakënaqësive të shprehura në media mes konkurrentëve, meritave apo jo për fitoren e çmimeve, edhe komentet për fituesen e këtij edicioni nuk kanë qenë të pakta.
Gazetari Edi Oga, i njohur për humorin dhe batutat e tij me shumë prej situatave që ndodhin, nuk ka kaluar pa koment as fitimin e ‘’Këngës Magjike’’ nga Rozana Radi.
‘’Rozana, si fituese duhet të këndosh! A këndon dot? A ke zë?
– Po Ardit, për fat më ka qëlluar ta kem vjershë, këngën time!’’, kjo ka qenë ironia e gazetarit. Kjo për të thënë se në shumë prej kompeticioneve muzikore në vend është zbehur roli i zërit duke I dhëë shumë rëndësi dukjes dhe performancës