Rozana Radi na ka treguar detaje nga jeta e saj personale. Ajo është rrëfyer te Rundina në Tv Klan. Kësaj here këngëtarja ka ndarë me publikun detaje nga lidhja e saj 4-vjeçare me djalin që i ka rrëmbyer zemrën. Rozana ka folur për partnerin dhe bashkëjetesën. Këngëtarja ka pohuar se ka disa vite që bashkëjeton me të dashurin e saj, oficer të Policisë Gjyqësore.
Rozana Radi na ka treguar edhe se çfarë e ka tërhequr te partneri i saj . “Ai ka një sens humori që i ngjet babit tim, ka karakterin e tim eti. Kjo është edhe gjëja që më ka bërë për vete”, theksoi ajo. Rozana u ndal tek fakti nëse ka plane për të ardhmen. “Unë propozim nuk kam marrë, por më pëlqen edhe kështu” -thotë ajo.
(J.V/Shuplaka)