Rreth 100 njerëz, përfshirë të rinjtë dhe “banditë me hanxhar” janë përleshur në një kinemasë të mbushur me njerëz.
Dy banda rivale janë përleshur fillimisht brenda ambienteve të kinemasë, ndërsa kamerat i kanë fiksuar disa prej personave me hanxhar në duar. Policia është vendosur menjëherë në Star City, reth orës 17:30 pasi ka marrë njoftim se kishte nisur një përleshje mes disa personave.
Mediat britanike raportojnë se kur efektivët e policisë kanë shkuar përpara kinemasë kanë parë mbi 100 persona që përlesheshin me njëri-tjetrin.
Kinemaja ishte mbushur plot me fëmijë të cilët prisnin të shihnin “Frozen 2”. Policia ka konfirmuar se kanë arrestuar disa persona të përfshirë në përleshje sepse kishin refuzuar të shpërndaheshin pas urdhrit të policisë.