Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës ka reaguar pas problemit të krijimit të radhëve të gjata në pikat e kolaudimit. Ajo u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të kryejnë kontrollin teknik nëse u ka kaluar afati.
Ministria e Transportit sqaron drejtuesit e automjeteve se në ndryshimin e ligjit te taksave datë 15.12.2016, kontrolli teknik i mjeteve kryhet brënda periudhës 1 vjeçare.
Sipas MTI, të gjithë shtetasit apo subjektet që kanë paguar taksën e mjetit të tyre në ditët e fundit të vitit 2016 mund të kryejnë kontrollin teknik dhe në ditët e para te vitit 2017.
Gjithashtu drejtuesit nuk do jenë të detyruar të paguajnë me parë dhe taksën e vitit 2017, bën me dije Ministria e Transportit. (A.R/SHUPLAKA)