Dy vëllezër të moshës 26 dhe 30 vjeç janë arrestuar sot në Fier pasi kanë dhunuar hallën e tyre.
Sipas burimeve zyrtare të policisë së këtij qarku bëhet me dije se shkak i konfliktit ishin motive e pronësisë që kishte gruaja me 2 nipërit e saj.
Gjithashtu po në këtë qytet është prangosur dhe një shtetas 46-vjeçar pasi dhunoi fizikisht dhe pskilogjikisht bashkëshorten e tij.
Njoftimi i plotë:
Ushtruan dhunë fizike ndaj hallës së tyre, arrestohen në flagrancë nga policia dy të rinjtë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit:
M.M, 30 vjeç dhe A.M, 24 vjeç, banues në Fier (Vëllezër).
Arrestimi i tyre u bë pasi për motive pronësie kanë ushtruar dhunë fizike, ndaj hallës së tyre, shtetases M.B, 45 vjeçe e cila ishte e paisur me urdhër mbrojtje.
Gjatë kontrollit të banesës së këtyre shtetasve janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa fishekë luftarak.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Dhunë në familje” “Mbajtja pa leje e municionit luftarak” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”.
*Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:
A.P, 46 vjeç, banues në Roskovec.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases L.P.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje”.