Mbrëmjen e sotme janë dhunuar 2 efektivë policie në qytetin bregdetar të Vlorës të cilët kanë ndërhyrë për të shuar një konflikt.
Sipas burimeve për Faxweb.al, efektivët kanë qenë në patrullim kur kanë parë disa persona që konfliktoheshin me njëri-tjetrin dhe kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën në momentin që janë goditur.
Personat e përfshirë në konflikt u janë kthyer forcave të rendit ndërsa kanë mbetur të lënduar 2 prej tyre.
Sipas burimeve, 2 policët kanë mbërritur në Spitalin Rajonal të Vlorës ku po marrin ndihmën e parë mjekësore pasi raportohet se kanë marrë disa dëmtime në trup dhe fytyrë.
Ndërkohë në konflikt merrnin pjesë 4 persona ndërkohë Faxweb.al ka siguruar pamjet e shoqërimit të tyre nga forcat e tjera të Policisë që kanë mbërritur në ndihmë.
Mësohet se shkak për sherrin mund të ketë qenë një makinë për të cilën nuk jepen më shumë detaje. Ngjarja ka ndodhur pranë portit në lagjen “Pavarësia” në qytetin e Vlorës ndërkohë pamjet e mëposhte u përkasin vetëm pak minutave më parë.
(F.GJ/FAXWEB.AL)