11:55 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Rrahja e kirurgut në Shkodër, reagon ministri i Shëndetësisë: Siguroni spitalet

17:08 | 31/07/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rrahja e kirurgut në Shkodër, reagon ministri i Shëndetësisë: Siguroni spitalet

Ministri i Shëndetësisë, Arben Beqiri ka reaguar pas ngjarjes në Shkodër, ku një kirurg u godit nga bashkëshorti i një paciente.

Beqiri e ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj mjekut kirurg Besmir Grizha në spitalin Rajonal të Shkodrës.

 Po ashtu ministri i Shëndetësisë inkurajon organet kompetente që të marrin masa të menjëhershme deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Reagimi I plotë:

Mbrojtja e personelit shëndetësor nga dhuna, krijimi i një sistemi të sigurt brenda spitaleve, por edhe jashtë tyre, duhet vlerësuar me prioritet.

 

Është përgjegjësi e shtetit që të sigurojë kushtet e nevojshme që të shmangë çdo përplasje apo sulm fizik midis mjekëve dhe pacientëve si dhe të mos kriminalizojë askënd derisa fajtori të provohet përtej çdo dyshimi të arsyeshëm.

Në misionin e tij human për mbrojtjen e shëndetit, zbulimin dhe mjekimin e sëmundjeve, mjeku bazohet në shkencë dhe në ndërgjegjen e tij por ka nevojë për mbështetjen e mbarë opinionit publik dhe shtetit shqiptar deri në përmbushjen e këtij misioni.

Personeli shëndetësor po kontribuon për statusin aktual shëndetësor të vendit dhe demoralizimi nga ngjarje të tilla mund të reflektojë mbi këtë kontribut.

Ministria e Shëndetësisë është e angazhuar që të krijojë kushtet për një ambient miqësor midis personelit shëndetësor dhe pacientit me qëllim ofrimin e një kujdesi shëndetësor sa më cilësor dhe në kohë.

(S.SH/Shuplaka)

 

 

 

 

Etiketa: Arben Beqirimjeku shkoder
Pas

Kush do jetë Sekretari i Përgjithshëm i Presidentit, zbulohet EMRI

Para

“Djemtë e mirë të tillë janë”, fjalët e babait të Ergi Dinit për djalin e pronarit të hotelit që humbi jetën pas shpërthimit në Velipojë

Para
“Djemtë e mirë të tillë janë”, fjalët e babait të Ergi Dinit për djalin e pronarit të hotelit që humbi jetën pas shpërthimit në Velipojë

“Djemtë e mirë të tillë janë", fjalët e babait të Ergi Dinit për djalin e pronarit të hotelit që humbi jetën pas shpërthimit në Velipojë

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Letra anonime dhe intrigë pas atentatit”, Ndoja zbulon prapaskenat në gjykatë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi përfundimisht rezultatin e zgjedhjeve për qarqet Vlorë, Shkodër, Berat dhe Dibër.

Partitë politike në Kosovë janë dakorduar që të mos hyjnë në procedura votimi në seancën e sotme dhe ta ndërpresin atë menjëherë pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

Albulena Haxhiu, thotë se do të tërhiqet nëse deputetët nuk e votojnë në votim të fshehtë.

Deputeti i PD Flamur Noka sapo ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Procesi për atentat: Plaurent Dervishaj duke i kërkuar Ndojës: “Mu drejto me emër mua!”

“Ndoja në seancë: ‘Asnjë lidhje me të arrestuarit e tjerë, nuk kam pasur interes pasuror’”

BE nën presion për të çelur negociatat me Ukrainën, Von der Leyen: Ka bërë reforma edhe nën sulme

Finalizohet operacioni i koduar “Gold”, për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit ndërmjet 2 shtetasve.

Dëshmia e Arjan Ndoj për gjygjin e Plaurent Dervishajt

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.