Rrahja e kryeplakut të LSI-së në Lezhë, reagon Pjerin Ndreu: Lajthitje, i hedhim poshtë me neveri.
4 persona të maskuar kanë rrahur mbrëmë kryeplakun e fshatit Rraboshtë në Lezhë. Gjovalin Gjini është dërguar menjëherë në spital. Praprakisht goditja e tij është përfolur për shkak të bindjeve të tij politike me LSI-në.
Po menjëherë pas kësaj ka reaguar dhe deputeti i PS-së në Lezhë Pjerin Ndreu i cili është shprehur se i hedh me neveri poshtë këto shpifje që bëhen.
Duke i uruar shërim sa më të shpejtë Gjovalinit deputeti i PS-së thotë se Policia duhet të zbardhë sa më shpejt ngjarjen.
REAGIMI I NDREUT:
Po lexoj ne media ca deklarata te habitshme te disa eksponenteve te LSI Lezhe ne lidhje me nje dhunim qe i ka ndodhe nje perfaqesuesi te tyre. Lidhja e dhunimit me partine socialiste eshte ose lajthitje ose perpjekje per tu kacavjerre pas nje konflikti per te perfitu politikisht.
Nese kane fakte ti denoncojne. Partia Socialiste Lezhe i hedh poshte me neveri keto hamendesime dhe deklaron se ska asnje lidhje me ngjarjen ne fjale. Turp per kedo qe manipulon ngjarje te tilla per te perfituar ndonje vote me shume. Policia te zbardhe ngjarjen duke thirre per te deshmuar dhe keta njoheist e autoreve dhe faktet qe ata kane. Gjovalinit sherim te shpejte ! (E.K/SHUPLAKA)