01:47 | 19/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Rrahja në Zharrëz/ Më një fund një reagim nga Policia, procedohet penalisht edhe i riu i dhunuar

23:52 | 14/06/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zbulohen FOTOT, si është dhunuar mbështetësi i LSI-së në Fier (NË BRENDËSI)

Lajmi për dhunimin e një mbështetësi të LSI-së në Zharrëz, është bërë fillimisht i ditur nga kreu i kësaj force politike, Petrit Vasili.

Më vonë u publikuan foto të maturantit të dhunuar Orgest Grembi, më pas doli edhe një video ndërsa në fund fare Ilir Meta shkoi ta vizitonte në spitalin rajonal të Fierit. Mirëpo deri më tani nuk kishim ende një deklaratë zyrtare nga Policia.

Vetëm në orët e vona të mbrëmjes së sotme, kemi një reagim zyrtar nga Policia, e cila sqaron se ka proceduar penalisht të dy kushërinjtë e konfliktuar, edhe i riu i cili deri më tani thuhet se është dhunuar nga eksponentë të PS-së, për shkak se kishte deklaruar se mbështeste LSI-në.

NJOFTIMI I PLOTË

Nën drejtimin e Prokurorisë së Fierit, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit:

A.G, 57 vjeç, banues në Belinë, Patos.

Procedimi penal ndaj këtij shtetasi u bë pasi në datën 14.06.2017 në orën 14:00 u paraqit në Stacionin e Policisë Patos shtetasi O.G, i cili ka kallëzuar se në datën 14.06.2017 rreth orës 13:00 pas një konflikti për motive të dobëta është dëmtuar në trup si dhe i është thyer telefoni i tij nga shtetasi A.G.

O.G, 18 vjeç, banues në Belinë, Patos.

Procedimin penal ndaj këtij shtetasi filloi pasi sot në datën 14.06.2017, në orën 16:00, u paraqit shtetasi A.G, 57 vjeç, banues në Belinë, Patos, i cili ka kallëzuar se në datën 14.06.2017 rreth ores 12:00 pas një konflikti për motive të dobëta është dëmtuar në fytyrë me grushta nga shtetasi O.G

Policia ka dhënë vendimin për kryerjen e ekspertimit mjeko ligjor për shtetasit A.G dhe O.G.

U krye këqyrja e personave ku u vërejt se shtetasit A.G dhe O.G kishin dëmtime të lehta.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për hetime të mëtejshme për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Shkatërrim prone” parashikuar nga Nenet 90 dhe 150 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasit A.G.

Për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje” parashikuar nga Neni 90 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasit O.G. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: LSIOrgest Grembipolicia
Pas

Sondazhi: Qytetarët preferojnë një aleancë PS-LSI më shumë se PS-PD

Para

Deputeti i opozitës turke dënohet me 25 vite burg, akuzohet për spiunazh

Para
Deputeti i opozitës turke dënohet me 25 vite burg, akuzohet për spiunazh

Deputeti i opozitës turke dënohet me 25 vite burg, akuzohet për spiunazh

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Një tradhëti e egër dhe e paligjshme” – pse BE-ja nuk ndëshkon më fuqishëm Izraelin?

Rritja e pagave COI sjell 180 milionë euro më shumë në buxhet përmes sigurimeve dhe tatimit mbi të ardhurat

Shtëpia Botuese e Universitetit të Oksfordit ndalon publikimin e revistës shkencore të sponsorizuar nga Kina

Forcat paramilitare Sudaneze (RSF) akuzohen për vrasjen e pothuajse 300 civilëve gjatë sulmeve në fshatra

Gjermania i kërkon Izraelit të lejojë më shumë ndihma në Gaza në mënyrë “të sigurt” dhe “humane”

Brazili miraton ligjin e “shkatërrimit”, që dobëson ndjeshëm mbrojtjen mjedisore

Papa Leoni thirrje kryeministrit izraelit: Duhet të mbrohen vendet e adhurimit

Telefonatë Erdogan-Putin: Përleshjet në Suwayda të Sirisë kërcënojnë sigurinë rajonale

Të paktën 321 të vrarë në përleshjet në Suwayda që nga e diela

Inteligjenca amerikane konfirmon se presidenti iranian u plagos në sulmin izraelit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.