Një ngjarje jo fort e këndshme ka ndodhur dje në Elbasan. Një arrestim live ka ndodhur në vendin e njohur si Ura e Zaranikës, pranë doganës së qytetit.
Një burrë i veshur me bluze të bardhë i hakërrehet dhe pasi godet me grushte, i vë prangat në sy të gruas dhe fëmijëve, një personi që lëvizte me biçikletë.
Persona të pranishëm në vendngjarje kanë filmuar gjithçka, ndërsa tregojnë se si ka ndodhur ngjarja.
Ata thonë burri me bluzë të bardhë që i vë prangat hallexhiut, është polic i Krimeve të Rënda, por në ato momente ishte jashtë orarit të punës.
“E quajnë Ajet, mbiemrin nuk ia di. Ai është i Krimeve të Rënda dhe nuk ka fare lidhje me atë person, por ia bëri vetëm se i zuri rrugën me biçikletë. Edhe pse ai kishte me vete gruan dhe fëmijët, polic Ajeti e gjuajti edhe me grusht, por nuk e filmova dot”, thotë qytetari.
Video është publikuar në “Jeta Osh Qef”, dhe vetëm verifikimet për ngjarjen, do të hedhin më shumë dritë mbi atë çfarë ka ndodhur, dhe sjelljen e policit.
Nga ana tjetër policia ka reaguar në lidhje me këtë dhe ka marrë masat e menjëhershme. Ai është identifikuar si nënkomisar Arjet Jança dhe është vendosur pezullimi i tij. Vendimi për pezullimin e tij, erdhi fill pas publikimit te videos ku ai ndalon dhe arreston një person që po lëvizte me biçikletë vetëm se i kishte zënë rrugën. (E.K/SHUPLAKA)