Një i ri është arrestuar nga ana e Policisë së Cërrikut për shkak se ka ushtruar dhunë në familje.
Personi i arrestuar është Bilbil Shermadhi, 25 vjeç , banues në fshatin Lumas, Cërrik.
Ky shtetas i lartëpërmendur në banes ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij shtetases M.Sh., 22 vjeçe, banuese në fshatin Lumas, Cërrik.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale, “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.
(E.K/FAXWEB.AL)