Një 35-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës për shkak se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Sipas policisë është arrestuar Klodjan Gjonçari, 35 vjeç, banues në Vlorë.
Ky shtetas në banesën e tij në lagjen ”Pavarësia”, ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten e tij shtetasen A.Gj., 35 vjeçe.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë Vlorë për veprën penale ”Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a/4 i Kodit Penal.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post