Policia arrestoi ditën e sotme Riljan (Rigers) Lala, të riun i cili pak kohë më parë arriti t’i ikte nga duart policëve brenda në komisariat.
Lala ishte arrestuar për armëmbajtje pa leje. Ai është arratisur nga komisariati nr.1 në Tiranë në momentin kur e kanë dërguar për t’i marrë gjurmët e gishtave ditën kur do të dilte për tu njohur me akuzën para gjykatës. Pas kësaj procedure i riu do të dërgohej në gjykatë, ku do të njihej me masën e sigurisë.
30 vjeçari me origjinë nga Dibra është arrestuar ditën e stome brenda një banese që e kishte marrë me qira në zonën e Ali Demit në kryeqytet.
Njoftimi i policise
Tiranë
Kapet dhe vihet në pranga 30-vjeçari, që u largua nga ambientet e Komisariatit Nr.1, me datë 04.01.2021.
Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1, organizuan punën dhe në lagjen e Ali Demit, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit R. L., 30 vjeç.
Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Largim nga vendi i vuajtjes së dënimit”, pasi me datë 02.01.2021, u kap në flagrancë nga Forcat e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.1, duke qarkulluar me armë në lagjen e Ali Demit dhe më pas me datë 04.01.2021, duke goditur për shkak të detyrës punonjësit e policisë së Komisariatit Nr.1, u largua me shpejtësi nga ambientet e Komisariatit Nr.1 Tiranë.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore në ngarkim të shtetasit R. L.
(E.H/Faxweb.al)