Kryeministri Edi Rama në disa dalje të tij mediatike është shprehur i bindur se në pamjet filmike të komisariatit të Fushë-Krujës nuk është në asnjë moment kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.
“Unë kam parë kamerat. Ka kamera në atë komisariat. Nuk ekziston as Taulanti po as ky. Ai ka kujtuar se kamerat nuk punojnë. Për fat të keq serveri ka ruajtur të gjithë imazhet. Për fatin e tij të keq dhe të gjithë shpifësve, serveri i ka ruajtur të gjtiha imazhet“, u shpreh edhe dje Rama.
Mirëpo kjo që deklaron se ka parë Rama është në shkelje të pastër me ligjin dhe me sekretin hetimor. Kryeministri e ka herën e dytë që flet para prokurorisë dhe pa asnjë tagër ligjor, njësoj siç bëri me audiopërgjimin e Agron Xhafajt.
Gazetari Basir Çollaku shkon edhe më tej duke thënë se kamerat e Ramës janë gjithnjë bosh kur kanë brenda trafikantë dhe vrasës. Sipas Çollakut fakti që Edi Rama zotëron kamerat bën që edhe Taulant Balla të jetë më i qetë.
Reagimi i Çollakut:
Rraja me i forte se Rama..ja mori kamerat ne Fushe-Kruje..
Rama duhet te deshmoje per Rrahmanin dhe te birin. Kamerat e Rames jane gjihnje bosh..
E nderuar Prokurore e Pergjithshme e Perkohshme Arta Marku.
Edi Rama KM yne thote se ai ka pare kamerat e nenstacionit te Policise Fushe-Kruje. !!! Dhe sipas KM Taulant Balla nuk ka qene ne komisariat.
Prokuroria i ka derguar kamerat KM nuk i ka te administruara, nuk jane ende sekret hetimor?
Dhe prisni pasi ti shohe Rama kamerat aty te kete pamje.?!?!?!
Taulanti eshte i qete se pamjet i ka shefi i madh, ndersa dosjen me mire hidheni ne kosh Prokurore te nderuar. Gjithnje nese kamerat i ka Rama. Ne te kundert po genjen publikisht pa pike turpi..
Sepse kamerat e Rames jane gjithnje bosh kur brenda jane trafikante dhe vrases..Sepse Rraja eshte shefi i Rames, prodhues i pushtetit te tij.
(E.K/FAXWEB.AL)