Prej disa vitesh ata ishin miq shumë të mirë me njëri-tjetrin. Madje nuk ishin të pakta edhe bashkëpunimet midis tyre në aspektin muzikor. Fjalën e kemi për dy këngëtarët Seldin dhe Sinan Hoxhën.
Në një intervistë për “Prive”, Seldi dhe Sinani tregojnë pas një faze reflektimi atë që ka ndodhur mes tyre gjatë këtyre viteve.
“Ka pasur një tërheqje në fakt, në atë kohë, të Seldit nga skena artistike. Pasi mbaroi Akedeminë e Arteve për kanto, djali bëri edhe një kurs në Amerikë dhe ky ka qenë një shkak pauze në atë kohë nga ana e Seldit. Mirëpo portalet e morën si një prishje, si një grishje, derisa shkruan atë që u pëlqeu atyre, gjë që është e drejtë e tyre. Por ndërpreja e bashkëpunimeve erdhi pas 2-3 bashkëpunimeve. S’mund të ishim në çdo duet bashkë…”, tregon Sinani.
Gjatë fjalës së tij Sinani nuk e mohon se në të vërtetë, mes tyre ka ndodhur një grindje dhe fajtori për këtë ka qenë Seldi.
“Sigurisht, një grindje e vogël ka ndodhur mes nesh, por nuk është e atij rangu që kanë shkruar portalet, por një neglizhencë artistike nga ana e Seldit. Ndoshta edhe kërkimi i llogarisë nga ana ime…”, u shpreh Sinani.
Këtë deklaratë e miraton edhe Seldi, i cili tregon se ishte mosha ajo që e çonte të neglizhonte karrierën dhe famën.
“Faktikisht përgjigje presin shumë njerëz, por në kohën kur u bë bashkëpunimi me Sinanin “Adrenalina”, unë po mbaroja Akademinë dhe pas saj, duhet të bëja edhe një Master. Mirëpo, nga angazhimet e shumta, e lashë pak pas dore. Edhe neglizhenca ime për shkak të moshës, si çdo i ri ishte ndikoi në atë kohë. Këtu filloi edhe ngërçi që filluan të shkruajnë të gjithë…. Në atë kohë shkova për një periudhë 8-mujore në Amerikë për Master. Ajo lëvizje, ndoshta nuk më bëri mirë për karrierën, por më bëri mirë mua, për të reflktuar…” , tha Seldi.
Duhet të përmendin që së shpejti, Seldi dhe Sinani do të sjellin një bashkëpunim të ri. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post