Aktori i njohur i humorit Eglein Laknori ishte i ftuar në emisionin e Rudina Dembacaj “Mos i fol Shoferit”
Para dy vitesh Egi u martua me Anën, bashkëshorten e tij. Rudina nuk hezitoi ta pyeste edhe për dedikimin që Julian Deda i bëri ditën e dasmës, “Egi nuk do të flej më me mamin’. Rudina e pyeti nëse Egi fle akoma me mamin dhe ai u përgjigj pikërisht kështu:
“Kam fjetur i kam luajtur fenë dhe po të dua iki fle prap se një dhomë larg e kam, ose mund të marr të flejë me mua dhe Anën në mes”. Moderatorja e ka ngacmuar duke vazhduar më tej duke e pyetur se me kë flinte më mirë.
“Me mamin nuk kam fjetur ndonjëherë nudo. Tek mami gjej ngrohtësi tek Ana dashuri”.-është shprehur aktori.
(M.Q/Faxweb)