22:04 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rrëfehet aktorja: Pse e refuzova pasaportën greke dhe si më lindi nevoja për të

11:52 | 24/09/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rrëfehet aktorja: Pse e refuzova pasaportën greke dhe si më lindi nevoja për të

Aktorja Ornela Kapedani, e cila u vlerësua me çmimin si aktorja më e mirë protagoniste në Festivalin e Filmit në Sarajevë, për filmin ‘Daybreak’ ose ndryshe ‘Dita zë fill’, tregon më shumë detaje nga jeta e saj artistike. 

“Kam qenë me fat. Kam punuar shumë në teatër, por në kinema kam gjetur diçka që është imja. Kamera nuk të fal. Teatri të jep mundësi që të kesh ritëm në skenë. Kurse në kinema ndjenja është aty. Ti jeton me rolin për sa kohë je me xhirime. Këtë gjë e dua shumë, jam tip që i përjetoj gjërat shumë”, tha aktorja,  për emisionin “Chic” në News 24. 

Ajo tregon edhe fillimet e saj në Greqi ku ishte ndjerë e paragjykuar se ishte shqiptare, pavarësisht se jetonte prej shumë vitesh atje.

Gjithçka lidhet me një çmim ‘aktorja më e mirë’, pasi sipas ligjit grek nuk e lejonte që t’i jepej një shtetase që nuk ishte greke. Kapedani tha se në fillim refuzonte që të merrte pasaportën greke, por kur iku në Londër, e ndjeu nevojën e saj.

“Ishte një nga momentet ku unë filloja dhe gjeja vetveten në shoqërinë greke. Ndjeva jo racizëm, por mohim. Kisha dhe një shpërthim të brendshëm dhe refuzove të flisja në konferencën për shtyp dhe thash vetëm: “Më vjen turp”. E ndjeja që të gjithë kishin nevojë që të komunikonin dhe të gjenin se çfarë është ky personazh që nuk flet. Kisha një protestë të brendshme. Nuk doja që të jepja asgjë nga vetja tek ky forum që më mënjanon. Por pas këtij debati ndryshoi ligji. Karafil Shena ishte pas meje, me rolin tek ‘Amnistia’. Dhe mediat nisën të luftonin që ky ligj hiqej. Përderisa ne jetojmë në Greqi dhe jemi pjesë e shoqërisë, nuk mund të mënjanohemi. E kisha marrë me inat, nuk dua. Në atë periudhë isha me atë idenë; unë jam shqiptare. Pasi shkova në Londër, e kuptova se më duhej pasaporta greke. Londra më ndihmoi që të krijoja këtë urë lidhëse, që unë të pranoj edhe jetën time në Greqi”, pohoi aktorja. (J.V SHUPLAKA)

 

Etiketa: aktorjaOrnela Kapedanipashaporta greke
Pas

Paloka kundër fraksioneve në PD: Dorën e bashkëpunimit mos ta marrin për dobësi

Para

De Biazi për mediat italiane: Mendova se shqiptarët do më vidhnin, natën e parë në hotel vendosa një kolltuk prapa derës

Para
De Biazi për mediat italiane: Mendova se shqiptarët do më vidhnin, natën e parë në hotel vendosa një kolltuk prapa derës

De Biazi për mediat italiane: Mendova se shqiptarët do më vidhnin, natën e parë në hotel vendosa një kolltuk prapa derës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Artan Lame është ende gjallë? Ja çfarë thonë burime pranë familjes së tij

Meloni: Ukraina dëshiron paqe, asnjë hap konkret nga Rusia për raundin e ri të bisedimeve

“Jeni në anën e gabuar të historisë”- Netanyahu revoltohet me Starmer, Macron dhe Carney pas vrasjeve në Ambasadën e Izraelit në Uashington

Temperaturat në Emiratet e Bashkuara arrijnë gati 50°C, vala e të nxehtit përfshin vendin

Kongresmeni amerikan: Gaza duhet të bombardohet me armë bërthamore

Kaja Kallas në Prishtinë, ja cilat masa ndëshkuese do të heqë BE ndaj Kosovës

Hapja e grup-kapitullit të tretë, Rama: Rruga drejt Shqipërisë 2030 vazhdon pa ndalim!

Britania do të kastrojë të dënuarit për krime seksuale

Hapet zyrtarisht Grup-Kapitulli 3 i negociatave, ministri Hasani: Reflektim i progresit të Shqipërisë të bazuar në meritë

BE nis heqjen e masave! Kallas: Kujdes me veriun, me Serbinë jeni të barabartë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.