Këngëtari i njohur Aleksandër Gjoka, njihet nga të gjithë për zërin e tij unik dhe profesionalizmin në muzikë. Shumë prej këngëve të tij nuk vdesin kurrë. Pasditen e sotme, ishte i ftuar në “E diell” përballë Adi Krastës dhe Gjoka ka ndarë me publikun disa nga hitet e tij më të bukura, si dhe histori në vite që kanë shoqëruar karrierën e tij muzikore.
U pyet nga Adi Krasta për marrëdhëniet jashtë muzikës, një ndër to edhe marrëdhëniet me mediat e dhe gazetarët e kulturës. Gjoka u shpreh se i ka ndërprerë prej kohësh marrëdhëniet me to.
“Nuk shkruajnë më për mua…. U bënë 7 vjet tashmë që nuk shkruajnë më për mua. Kam pasur një histori në promovimin e një albumi. Pashë që më kishin marrë në foto me një gotë përpara dhe titulli i shkrimit ishte: “Aleksandër Gjoka, i dehur…” . Ku më panë që isha i dehur? I kapa, u mora aparatet dhe u dhashë një mësim të mirë. Që nga ajo kohë, nuk shkruajnë më…” , tregon Sandri.
Por edhe para një viti ka pasur një histori tjetër me mediat, por që sipas tij u mbyll miqësisht. (J.V/Shuplaka)