Titulli i kampionit të Ballkanit në salla të mbyllura nuk ishte i papritur për Izmir Smajlajn. Në një prononcim për një portal online këtë atleti i kërcimit e pohoi këtë pas suksesit të së shtunës në Beograd.
“E dija që kisha për ta finalizuar në këtë mënyrë. Përfitoj nga rasti të falënderoj trajnerin dhe fizioterapistin Ilirian Haxhaja për këtë arritje. Nuk kishte kënaqësi më të bukur se sa të çoje lart flamurin shqiptar në mes të Beogradit”, u shpreh mes emocionesh Smajlaj. (J.V/Shuplaka)