01:28 | 10/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rrëfehet Beniada Nishani: Jam mbesa e Presidentit, si rrëmbeva famën me fotot seksi në Itali

17:50 | 16/02/2017
në Aktualitet, Te Gjitha
0
Rrëfehet Beniada Nishani: Jam mbesa e Presidentit, si rrëmbeva famën me fotot seksi në Itali

Beniada Nishani (Jakic) është është një bukuroshe shumë e famshme.  Ajo është një yll i ri në showbizin Italian, por edhe një modele e njohur atje. Është lindur në Durrës në vitin 1991 dhe në vitin 1993 u zhvendos me familjen në Itali. Tashmë 25-vjeçarja Beniada Nishani po spikat si personazh televiziv në programin investigativ “Le Iene” të Mediaset.

Fotot e saj ku shfaqet sensuale bënë shumë bujë pas deklaratës se është mbesa e Presidentit Bujar Nishani. Për Vitin e Ri 2017 është protagoniste për kalendarin e Enrico Ricciardi-t, fotograf i famshëm nga Milano, që ka zbuluar disa “shoëgirl” të njohura në Itali, nga Nina Moric e deri te Belen Rodriguez.

Për një të përditshme ajo rrëfen  jetën e saj në Itali dhe sukseset atje. Por nuk nglelet pa u komentuar edhe çështja e të qenit mbesa e  Presidentit Nishani.

Intervista:

Në Itali njihesh si Beniada Nishani (Jakic). Cila është lidhja jote me Presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishanin?

E vërtetë është që shumë persona kuriozohen për origjinën time, duke u nisur nga mbiemri Nishani. Mund t’ju rrëfej se unë jam mbesa e Presidentit Bujar Nishani, që është kushëriri i tim eti, dhe bashkë ata janë si vëllezër. Në karrierën time në Itali, përveç mbiemrit Nishani, kam vendosur të prezantohem me emrin e artit, Beniada Jakic (mbiemri i nënës sime). Jakic vjen nga muhaxhirët shqiptarë boshnjakë, që u shpërngulën me forcë nga tokat e tyre prej serbëve. Dhe unë Jakic e përdor si mbiemër në formë figurative, në prezantimet e mia si modele.

Ishe vetëm 2 vjeçe kur familja jote u largua nga Shqipëria. Cila është lidhja jote me këtë vend?

Unë jam shumë krenare për origjinën e familjes sime me tradita shqiptare qysh nga stërgjyshi im, që erdhi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bashkë me Ismail Qemalin me shoqatën “VATRA” shkriu gjithë pasurinë e tij në mbështetje të shpalljes së Pavarësisë dhe ngritjen e flamurit shqiptar më 28 Nëntor 1912. Ndaj u them shumë faleminderit gjithë bashkatdhetarëve për mesazhet e bukura që më kanë dërguar, pas intervistës sime të parë për median shqiptare.

Para pak ditësh mediat kanë shkruar lajmin se ju jeni në një lidhje dashurie. Si është e vërteta?

Jo, nuk është e vërtetë, pasi unë jam single. Ashtu si të gjitha vajzat, unë kam miq dhe mikesha, me të cilët shoqërohem.

Çfarë preferencash ke për djemtë, si do e dëshiroje partnerin?

Një njeri që duhet të jetë patjetër i sjellshëm, i sinqertë, me virtyte njerëzore dhe që vlerëson familjen.

Ke plan të martohesh së shpejti, edhe pse po i përkushtohesh karrierës?

Unë jam duke përfunduar një diplomë master aktualisht, në degën “Fashion Design” në Artet e Bukura, që do të thotë se kam kohë për këtë…

Fotografi Enrico Ricciardi, që zbuloi Nina Moric e Belen Rodriguez, të ka zgjedhur ty mes 12 yjeve në kalendarin “hot” 2017. Cila është tema e këtij kalendari?

Unë jam një nga 12 vajzat e kalendarit 2017, që doli në treg për Vit të Ri. Kalendari i bazuar në temën “12 muajt e vitit mes ushqimit dhe erotizmit” është frymëzuar nga “Food and Beverage” dhe do të prezantohet në Miami, në Florida, këtë muaj, në bashkëpunim me shef Walter Martino, i njohur në SHBA si “The million dollar chef”. (J.V/Shuplaka)

 

 

 

 

 

Etiketa: beniada nishaniBujar Nishani
Pas

125 kilogramë drogë në Igumenicë, në pranga dy persona

Para

Korçari vrau veten para kthimit në burg, litarin e bleu me lekët që i kërkoi babait (FOTO)

Para
Korçari vrau veten para kthimit në burg, litarin e bleu me lekët që i kërkoi babait (FOTO)

Korçari vrau veten para kthimit në burg, litarin e bleu me lekët që i kërkoi babait (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump premton ulje tarifash për vendet afrikane, presidenti: Po e trajtojmë Afrikën më mirë se Kinën

SHBA vendos sanksione ndaj zyrtares së OKB-së, Francesca Albanese

CEO e X, Linda Yaccarino, jep dorëheqjen pas dy vitesh drejtimi të platformës së mediave sociale të Elon Musk

Shembet ura në Indi, të paktën 9 viktima

Nigerianët përballen me kufizime të reja të vizave për vizitorët në SHBA

Netanyahu: Izraeli nuk kërkon të zhvendosë banorët e Gazës, por i lejon ata të largohen nëse duan

Hamasi pranon lirimin e 10 pengjeve izraelite, por kërkon garanci të qarta për një marrëveshje armëpushimi

Merz i kërkon Francës t’i përmbahet ujdisë për projektin e përbashkët për avionë luftarakë

Trump pret në Shtëpinë e Bardhë liderë nga pesë vende afrikane: Fokus te biznesi dhe zhvillimi ekonomik

Fier/ Dënohet me 12 vite burg Ilir Nukaj, rrahu për vdekje 80-vjeçarin që nuk pranoi t’i shiste alkool

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.