Deputetja dhe nënkryetarja e LSDM-së, Radmila Sheqerinska, e cila një ditë më parë u sulmua nga një protestues në Kuvendin e Maqedonisë, rrëfen tmerrin që ka përjetuar.
E ftuar në “24 vesti”, Sheqerinska tregoi se kishte përjetuar dhimbje të mëdha në kokë ndërsa kishte lënduar edhe qafën.
Sipas deputetëve, protestuesit të cilët kundërshtuan zgjedhjen e shqiptarit Talat Xhaferri si Kryetar Kuvendi, ishin pregatitur të ekzekutonin 7 deri në 8 deputetë.
“Huliganët ishin të përgatitur për të mbytur dhe vrarë, në listë kishin 7 deri në 8 deputetë por fal Zotit ne shpëtuam”, ishin fjalët e Sheqerinskës. (D.D/shuplaka)