16:45 | 16/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rrëfehet Drini Zeqo: Çfarë më tha babai para se të vdiste, planet për t’u bërë prind

09:17 | 21/02/2017
në Aktualitet, Te Gjitha
0
Rrëfehet Drini Zeqo: Çfarë më tha babai para se të vdiste, planet për t’u bërë prind

Të gjithë e njohim gazetarin Drini Zeqon por shumë pak detaje dimë nga jeta e tij personale. I ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan  Drini Zeqo na ka treguar detaje nga jeta e tij familjare dhe personale. Prej dy vjetësh babai i gazetarit nuk jeton më. Ai u nda nga jeta fare papritur, nga një sëmundje dhe nuk arriti dot t’u linte të bijve mesazhet dhe amanetet që do të donte. Për Drinin ai ka qenë  një prej shokëve dhe miqve më të mire. Por Drini e ka të vështirë të flasë për babain e tij dhe i dridhej  zëri ndërsa flet për atë atin e ndjerë.

Por Drini në këtë emisonin e prezantoi me publikun babain e tij duke zgjedhur këtë foto të të atit, kur ai ishte ende i ri. “Zgjodha këtë foto, kur ai ishte ende i ri për të treguar se për mua ka qenë gjithmonë shoku më i mirë…. Por, para se vija këtu, ua tregova këtë foto edhe disa miqve të mi, të cilët më thanë se këtu janë të dukshme mes nesh edhe ngjashmëritë fizike…” u shpreh Drini pa e fshehur emocionin kur flet për të atin.

Megjithatë, edhe pse u largua nga jeta para kohe, Drini tha se i ati i la atij një mesazh të madh, një mesazh jete: “Ai dha një mesazh pa folur, pa e përmendur me fjalë, por që unë e kuptova. Jeta është shumë e shkurtër dhe ne nuk duhet, në asnjë mënyrë, të humbim kohën me gjëra të vogla e të parëndësishme; hatërmbetje, mërzi, më tha, i thashë etj. Ne duhet ta shijojmë në maksimum jetën dhe të mendojmë vetëm për gjërat e mëdha dhe të bukura. Dhe gjëja e madhe dhe e bukur është jeta…”, tha Drini.

Kur vjen në jetë një fëmijë, ai është dashuria më e madhe e çdo prindi. Dhe këtë e kupton vetëm kur je bërë vetë prind: “Ti ke sjellë në jetë një fëmijë. Ajo është dashuria jote më e madhe. Unë uroj që të bëhem prind në të ardhmen për të marrë mesazhin e tij dhe të jetës.…” – thotë Drini duke iu referuar mesazhit të të atit.

Më pas Rudina sërish ndërhyn për ta ngacmuar”Meqenëse shprehu dëshirën për t’u bërë prind, si janë planet e tij në këtë drejtim? “Që të jem i sinqertë, nuk ka asgjë serioze, por jam duke menduar disa gjëra që mund të bëhen edhe serioze…”, përfundoi Drini. (J.V/Shuplaka)

 

Etiketa: Drini Zeqorrefimi
Pas

Deputeti nuk i bindet Ramës, për protestën: Kjo kërkesa për zgjedhje të ndershme më ngjan si puna e ku*vës…

Para

Zjarri shkrumboi apartamentet në Gramsh, zbulohet shkaku (DETAJE)

Para

Zjarri shkrumboi apartamentet në Gramsh, zbulohet shkaku (DETAJE)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli vendos epërsi totale ajrore mbi Teheran

Prokurori i Vlorës nuk justifikoi dot apartamentin që i dha vëllai, KPA largon përfundimisht Hyrjet Lamaj nga drejtësia

KQZ nis nesër rinumërimin e 2323 qendrave të votimit, ja cilat do të jenë subjektet e legjitimuara nga KAS për të pasur vëzhgues gjatë procesit

BE: Moska nuk ka besueshmëri për të ndërmjetësuar në marrëdhëniet Izrael-Iran

Irani: Asnjë negociatë me SHBA-në, sa kohë që vazhdojnë sulmet izraelite

Ndërlidhja energjetike e Shqipërisë, brenda vitit mbyllet interkonjeksioni 400 kv me Maqedoninë e Veriut! Po studiohet një e here me Greqinë

Rusia konfirmon dorëzimin e 6,060 kufomave të ushtarëve ukrainas dhe planifikon kthimin e më shumë trupave

Dhërmi /Arrestohen 2 të huaj për shitje të lëndëve narkotike në zonën bregdetare

Irani ekzekuton një shtetas të akuzuar për spiunazh për Mossadin

Samiti i SEECP, Begaj: Shqipëria e përkushtuar ndaj bashkëpunimit rajonal dhe integrimit europian

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.