04:30 | 30/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rrëfehet gruaja nga Kosova që zuri faqet e para të mediave botërore në vitin ’99: Si mbijetova (VIDEO)

21:07 | 15/03/2017
në Aktualitet, Rajoni, Te Fundit
0
Rrëfehet gruaja nga Kosova që zuri faqet e para të mediave botërore në vitin ’99: Si mbijetova (VIDEO)

Ishte marsi i vitit 1999, periudhë kjo e cila për popullin e Kosovës ishte tejet e rëndë. Kolona të gjata njerëzish, të rinj me çanta në duar fëmijë që qanin, të moshuar që mezi ecnin ia kishin mësyrë një rruge që nuk e kishin idenë se ku do t’i çonte.

Të frikësuar në çdo hap që bënin nuk e dini as nga po shkonin, vetëm dëshironin të iknin sa më larg paramilitarëve serb të cilët gjatë vitit 1998-99, vrisnin civilë e të pafajshëm dhe digjnin çdo gjë që u dilte përpara.

Fotografi boshnjak Damir Sagolj i cili punon për Reuters, gjatë periudhës së luftës në Kosovë, kishte shkrepur fotografi të cilat pasqyronin gjendjen reale të luftës dhe terrorin që po përjetonte popullata. Në fotografinë e bërë nga Sagolj, shihet një kolonë e gjatë banorësh të Kaçanikut, por që në fokus ka një grua me një shami të bardhë në kokë, ndërsa mbante në gjirin e saj një foshnje. Në fytyrën e saj shihet frika dhe zemërimi.

Kjo grua quhet Sherife Luta e cila i mbijetoi shumë mirë asaj kohe, ndërsa foshnja që mbante në duar thënë më mirë vajza e saj tani është rritur dhe ndonëse atë kohë nuk kishte ditur asgjë se çfarë ishte duke ndodhur. Ajo nuk e imagjinon dot se vetë ka qenë protagoniste e një fotografie e cila ka qenë pjesë kryesore në mediat botërore gjatë asaj periudhe.

Sherifja në një intervistë për Arbresh.info ka folur për largimin nga shtëpia dhe deri në fund të luftës nuk ishte kthyer më, ndërsa e cilëson sikur të ishte ëndërr që kishte zgjatur me vite.

“Me 8 Mars në vitin 1999, herët në mëngjes jemi shpërngulur nga shtëpia dhe ju kemi bashkangjitur banorëve ku kemi qëndruar në mal një natë. Pas një nate prapë kemi ikur në kolona ku tek tuneli i Kaçanikut na kanë ndalë Policia dhe na kanë ndarë gratë dhe burrat e më pas na liruan. Më pas kemi shkuar në fshatin Frunevë ku kemi qëndruar një natë dhe më pas ka ardhur burri e na ka marrë dhe kështu kemi vazhduar të ecim e po ashtu babai im më tha se do të vinte me mua pasi që burri im u nda dhe unë u mërzita por babai më tha se dikush duhet të luftoj për vendin”, ka thënë ajo duke kujtuar atë kohë.

Sherifja thotë se kishin qëndruar 24 orë pa ngrënë dhe ishin shumë të lodhur duke ecur në kolonë.

“Kur kemi mbërri në fshati Bllacë kanë ardhur disa gazetarë dhe më kanë dalë përpara më kanë fotografuar. Po ashtu më kanë thënë t’ia zbuloj fytyrën foshnjës por unë nuk kisha fuqi, doja vetëm të ecja. Besjana atë moment ka filluar të qante shumë e më pas më ka ndihmuar një djalë i axhës e ka marr dhe e ka dërguar aty afër në një shkollë sepse vajza kishte ndryshuar ngjyrën e trupit dhe mendoja se kishte vdekur”, theksoi ai.

Ajo tregon ndjenjën se si e ka përjetuar momentin kur fotografia e saj ka qarkulluar në media botërore.

“Kur u kthyem nga lufta pas disa ditës burri erdhi në Prishtinë kishte punë dhe pasi u kthye në shtëpi më tregoi fotografinë që e kishte parë dhe tha se kishte dalë në gazetat tona. Unë u ndjeva shumë e mërzitur por edhe e emocionuar”, tha ajo.

Ndryshe nga nëna e saj, Besjana e cila atë kohë ishte foshnje nuk kishte kuptuar asgjë por pasi që është rritur kur e ka parë atë foto kishte shprehur kureshtje të madhe të dinte historinë edhe të fotos por edhe të asaj periudhe.

“Kam mbetur e habitur dhe nuk kam besuar që unë jam në foto. Ishte një ndjenjë tejet interesante dhe kur e kam parë foton e kamë pyetur shumë herë nënën për atë kohë. Nuk mundja të besoja që nëna më kishte mbajtur aq gjatë në krahë. Në shkollën fillore e kanë ditur por në shkollën mesme jo, dhe një profesor kur iu ka treguar ata kanë mbetur të habitur. Unë jam interesuar edhe kush e ka bërë këtë fotografi por nuk kam mundur ta gjejë”, thotë ajo.

 Ndërsa personi që e ka shkrepur këtë foto është fotografi boshnjak Damir Sagolj, i cili punon për Reuters, që nga viti 1997.Sagolj, gjatë luftës në Kosovë në vitin 1998-1999, ka shkrepur fotografi të ndryshme të ikjes së popullatës shqiptare gjatë ofensivave të ushtrisë serbe.

Fotografia e gruas shqiptare që në krah mbante fëmijën 4 muajsh, bëri bujë të madhe në kopertonat e gazetave të njohur evropiane e botërore.Boshnjaku Sagolj, ka qenë pretendent për çmimin e madh Pulitzer, ndërsa ka fituar disa çmime ndërkombëtare.

 
 
Etiketa: kosova
Pas

Kur Shqipëria postkomuniste rivendoste marrëdhëniet me ShBA-të pas 52 vitesh

Para

“Kryeinspektori abuzon me detyrën dhe fondet publike, Rama e mbron”

Para
Berisha: “Hajnat i kapëm, por paratë na duhen për fushatë” Denoncon farsën për disa arsye

“Kryeinspektori abuzon me detyrën dhe fondet publike, Rama e mbron”

Discussion about this post

 



Të Fundit

Interi i fiksuar pas Lookman, Atalanta reziston për sulmuesin

Gjenevë/ Spiropali në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të Unionit Ndërparlamentar, takime me homologët Klöckner dhe Ohana

Vrau katër persona në një kullë të Manhattanit, zbulohet arsyeja që shtyu 27-vjeçarin të kryente masakrën

Në pritje të ofertave, Chelsea i cakton çmimin Brojës. Ja sa kushton sulmuesi i kombëtares

Policia e Shtetit: A.(E) M. goditi Kryekomisarin Kondi dhe kërcënoi efektivët, pamjet në duart e AMP

Arrestohen 32 persona në Poloni për spiunim në favor të Rusisë

Maks kritikon FIA-n: Ndoshta është më mirë të mos të garojmë më në shi!

Ish-ushtari britanik ndan skenat kaotike dhe shqetësuese të civilëve që nxitojnë të mbledhin ndihma nga një vend shpërndarjeje në Gaza

Aksident në Lezhë, makina përplas fëmijën 10-vjeç me biçikletë

Izraeli: Plani i Britanisë së Madhe për të njohur Palestinën, shpërblim për Hamasin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.