Irma Libohova vetëm pak javë më parë humbi bashkëshortin e saj për shkak të të një sëmundje të rëndë bashkëshortin e saj Besnikun.
Libohova është rrëfyer për herë të parë në “E diell” të Adi Krastës ku ka treguar për këtë çast të dhimbshëm në jetën e saj.
E pyetur nga Krasta sesi ja ka dal që vetëm tri ditë pas ndarjes nga jeta e bashkëshortit të saj ajo të këndonte Irma u përgjigj duke mbajtur me mund lotët: “Ai më kanë dhënë ajrin e tij dhe gjithnjë më thoshte se duhet të këndoj. E kam leksion që i them vetes, trishtimin nuk e ndaj me të tjerët, vetëm gëzimin. Ndoshta jetën nuk do ta kem këngë ama këngën do ta kem jetë. Dhimbja nuk është plaçkë që shitet, gjithsesi e ka për vete dhe e përballon vetë,”është shprehur Libohova.
Më tej Krasta e pyeti sesi vijonte jeta e saj pas kësaj humbje dhe a ndihej ajo e vetmuar. “Jam vetëm, por nuk jam e vetmuar janë dy gjëra shumë të ndryshme mundohem ta kaloj. Nata është më e vështirë por ditën mundohem ta kaloj me aktivitete të ndryshme,” u shpreh Irma Libohova. (J.V/Shuplaka)