23:08 | 07/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rrëfehet ish-banori i Big Brother: Kam takuar Bashën, Fugën që vë në rresht Ramën, jam zhgënjyer, veten e gjeta te LIBRA

10:59 | 22/01/2017
në Aktualitet, Te Gjitha
0
Rrëfehet ish-banori i Big Brother: Kam takuar Bashën, Fugën që vë në rresht Ramën, jam zhgënjyer, veten e gjeta te LIBRA

Anaid Kaloti, ish-banor i Big Brother,  në një intervistë për “Gazetën Shqiptare” rrëfen si u bë pjesë e LIBRA- s si dhe rolin e tij që ka pranë partisë së Blushit. “Ne nuk funksionojmë me role. Jemi një organizatë e barabartë e mirëstrukturuar, punojmë dhe orientohemi të gjithë horizontalisht” ,shprehet ai.

Anaidi deklarosn se  ka provuar angazhimin në politikë me PD edhe me PS por ai shprehet se ka gjetur më në fund një përfaqësim të ideve të tij në LIBRA. Më tej ai nuk lë pa na përmendur edhe marrëdhëniet me kryetarin, Ben Blushin, duke u shprehur se nga afër e ka takuar vetëm njëherë dhe se komunikojnë me email rreth punëve të përditshme.

Intervista:

Ditët e fundit është marrë vesh lajmi se jeni bërë pjesë e politikës, me konkretisht, e partisë së re, LIBRA, cili është roli juaj?

Ne nuk funksionojmë me role. Jemi një organizatë e barabartë e mirëstrukturuar, punojmë dhe orientohemi të gjithë horizontalisht. Nuk ka vertikalizime shefa apo deputetë me udhëzime vertikale partiake që të na japin urdhra. Unë jam pjesë e bordit të Tiranës koordinoj dhe hartoj strategji që LIBRA të jetë sa më afër njerëzve në terren. Është një punë e organizuar në grup dhe që funksion shumë mirë deri tani.

 Mund të quheni koordinator në detyrën tuaj të re?

Anëtar i bërthamës së Tiranës, pjesë shumë domethënëse e lëvizjes, vullnetar i denjë i lëvizjes më të barabartë njerëzit për njerëzit.

Çfarë pret Anaidi pas fushatës?

(Qesh) Në LIBRA nuk ofrojnë pazare, ne nuk funksionojmë me premtime, ne aderojmë në emër të barabartë të njerëzve të lirë që nuk shiten apo blihen ashtu si rëndom partitë politike kanë transformuar çdo element të shoqërisë dhe familjes shqiptare, duke blerë më para apo premtime të ardhmen e tyre dhe shkatërrimin e shqiptareve. Unë pres të përfaqësohem nga njerëz më ide, të kemi një apo më shumë zëra në Parlament që flasin për një Shqipëri të pa poshtëruar pasi unë jam shumë i bindur që Shqipëria që po jetojmë nuk është ajo që ne duam.

A mendoni se shqiptarët i besojnë ende të tilla ide si këto tuajat?

Unë i besoj. Unë jam shqiptar, por që nga çdo teori e gënjeshtër që dëgjova gjithë jetën, vetëm te LIBRA u ndjeva i përfaqësuar mbi idetë e mija.

Je angazhuar edhe më herët me politikë, çfarë përshtypjes ke marrë?

Kam qenë pjesë organizative e PD, kam bërë fushatë për Rilindjen, edhe pse nuk lind asgjë nga një ego e vdekur për pushtet, kam takuar personalisht Lulzim Bashën, Fugen që vë në rresht Ramën, kam qenë pjesë e strukturës së Saimir Tahirit… Nuk kam asnjë përshtypje të keqe për asnjë nga këta më sipër, përveçse politika dhe skemat që zgjedhin të përdorin nuk përfaqësojnë asnjë ide timen dhe unë nuk mbroj asnjë tezë të tyren. Për sa kohë njerëz vdesin nëpër urgjenca, fëmijë nëpër rrugica, të vjetër nëpër ura unë nuk do të mbështes më asgjë dhe asnjë nga këta. Nuk do të përpiqem të gjej fajtor individual, por do pështyja mbi çdo minutë të humbur nga jeta e një njeriu të varfër, vetëm mbi politikën që 25 vjet nuk ndryshoi as edhe një mentalitet, jo pastaj gjëra të tjera më jetike, më domethënëse.

Çfarë marrëdhënie ke me Ben Blushin, kryetarin e LIBRA?

Nuk kam asnjë marrëdhënie me Blushin, përveçse përshëndetemi rishtas nëpër korridor apo kontaktojmë me email për ndonjë plan pune. E kam takuar vetëm një herë privatisht, ditën kur u ofrova në LIBRA. Ta thashë dhe njëherë ne nuk funksionojmë vertikalisht, marrëdhëniet më të ngushta aty i kam me kolegët e zyrës ku punoj dhe më njerëzit e rinj që njoh çdo ditë aty. (J.V/Shuplaka)

 

 

 

Etiketa: Anaid KalotiBen Blushilibra
Pas

77 kg drogë në kufirin greko-shqiptar, Greqia arreston dy trafikantët shqiptarë

Para

Papa Francesku: Presidenti Trump të udhëhiqet nga vlerat morale

Para
Papa Fançesku: Dhuna religjioze është “çmenduri vrasëse”

Papa Francesku: Presidenti Trump të udhëhiqet nga vlerat morale

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plani i Izraelit/ Një qytet humanitar për 600 mijë banorët e Gazës, do të ndërtohet mbi rrënojat e Rafah-ut

Urat mbi lumin Ibër, reagon BE: Çdo projekt kërkon koordinim me komunitetet

Etiopia gati për inaugurimin e digës mbi lumin Nil, Egjipti denoncon: Shkel ligjet ndërkombëtare

“Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

Panik në qytetin francez/ Tufa e bletëve sulmon kalimtarët, 24 të lënduar, tre prej tyre në gjendje kritike

Vrasja e studentes shqiptare Ilaria Sula në Itali, zbulohen mesazhet e ish-i dashurit me miqtë: Ose do kthehet tek unë, ose do ta vras

Balluku: Rritje me 20% e kërkesës për energji në korrik, OSHEE garanton furnizim pa ndërprerje

KAS rrëzon Partinë Demokratike për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 4 qarqe

Moti i keq përfshin Italinë qendrore dhe veriore, plagosen 2 persona

Alba Kepi: Moti në Itali e ndarë në dy pjesë, alarm për përmbytje në veri dhe temperatura rekord në jug

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.