Ish- manjati i naftës në Shqipëri, Rezart Taçi, i cili në maj të vitit të kaluar u akuzua për mashtrim në Zvicër, vijon të jetë i pasur dhe mbi të gjitha të zotërojë shumë pushtet.
Të paktën kështu është shprehur vetë Taçi, në një intervistë për televizionin lokal në Milano, “Lodifanfulla TV”.
INTERVISTA
Gazetari: Ju nuk jeni nisur mbi një gomone nga Vlora për të kërkuar fatin tuaj në Itali, madje siç e thoni edhe vetë ju jeni një njeri i pasur. Çfarë ju shtyn akoma të bëni diçka, kur mund të rrinit në plazh duke pirë mohito gjithë ditën…
Taçi: Më pëlqen të krijoj, më pëlqen të jem i rrethuar nga njerëzit, më pëlqen të krijoj menaxhim, më pëlqen energjia njerëzore dhe puna …nuk e di si ta them në italisht… më pëlqen të ngrihem në mëngjes dhe të shkoj në zyrë. Më pëlqen… që njeriu të ketë një përgjegjësi nuk degjeneron, nuk plaket… Kënaqësia të krijosh gjithmonë diçka, kënaqësia të krijosh të re, kënaqësia të krijosh një menaxhim të ri, kënaqësia të rri mes njerëzve, kënaqësia të shkosh në mëngjes në zyrë dhe kënaqësia të biesh herët në mbrëmje, sepse në mëngjes duhet të jesh sërish i freskët.
Gazetari: Gjithsesi mos harroni se Zoti ka thënë që ditën e shtatë njerëzit duhet të pushojnë, ëëë
Taçi: Në katër vitet e fundit po e zbatoj këtë urdhër. Por më përpara jo. E shtuna dhe e diela, nuk ishin ditë pushimi.
Gazetari: Shqipëria ka ndryshuar ama. Tani edhe sipërmarrës italianë shkojnë të kërkojnë fatin në Shqipëri. A ju bën krenarë kjo gjë dhe çfarë ka ndryshuar vërtet në Shqipëri?
Taçi: Në Shqipëri ka ndryshuar mentaliteti, dhe nëse mund ta them pa modesti, shqiptarët janë dinamikë, dhe nëse mund ta them janë edhe pak inteligjentë. Kanë ditur që në një periudhë të shkurtër kohe të kuptojnë, të kopjojnë nëse mund ta themi, atë që është më e mira në botën perëndimore dhe ta aplikojnë atë në vendin e tyre.
Gazetari: Defekti juaj më i madh?
Taçi: Mamaja ime thotë se jam shumë i mirë.
Gazetari: Sa armiq keni ju?
Taçi: Shumë. Por më vjen në mendje shprehja e Çërçillit se sa më shumë armiq të kesh, aq më shumë arritje ke patur në jetë.
Gazetari: Dhe nga se keni frikë?
Taçi: Mund të duket si frazë e gatshme, por nga të mosqenit mirë e njerëzve që dua dhe i dua të mirën.
Gazetari: Para, seks, pushtet. Në çfarë hierarkie i vendos?
Taçi: Para, seks, pushtet.
Gazetari: Jeni katolik, budist apo luteran?
Taçi: Kam konceptin tim mbi fenë. Jam besimtar, besoj në Zotin tim dhe i respektoj të gjitha fetë e botës dhe sa herë shikoj një vend të bukur që është i besimit katolik, ortodoks, mysliman apo hebre, shkoj të lutem.
Gazetari: Me cilin personazh kinemaje e identifikon veten?
Taçi: Nuk ja kam bërë kurrë këtë pyetje vetes… Forest Gump.
Gazetari: Pjata juaj e preferuar?
Taçi: Sot është supa.
Gazetari: Dini të gatuani?
Taçi: Jo, por duke qenë se kam bërë kamerierin, kam punuar në një restorant, i njoh përbërësit, por nuk e kam bërë vetë.
Gazetari: E keni blerë atë restorantin apo vetëm sa keni punuar?
Taçi: Jo, është e disa miqve dhe nuk blihet prona e miqve.
Gazetari: Me cilin personazh historik do të dilnit për darkë?
Taçi: Çërçill.
Gazetari: Nga të gjitha aktivitetet tuaja, cilin preferoni?
Taçi: Naftën.
Gazetari: Rezart Taçi kur ndjehet burrë?
Taçi: E them pa modesti, kur u jap të tjerëve, kur bëj diçka për të tjerët.
Gazetari: Betohuni se keni thënë vetëm të vërtetën…
Taçi: Betohem. Jo (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post