Ylli televiziv 36-vjeçare u kishte thënë zyrtarëve të policisë se kishte dëgjuar zëra afër derës dhe se kishte thirrur por që askush nuk ishte përgjigjur.
Ajo ka treguar se si hajdutët e maskuar e kishin kapur dhunshëm dhe e kishin dërguar në sallën e hyrjes.
“Isha në rroba banjo, pa rroba të brendshme. Shkuam në dhomë të gjumit ku me hodhën në shtrat,” ka thënë ajo.
Ajo ka treguar se si truproja e saj ishte detyruar t’i dërgonte hajdutët në banesën e saj nën kërcënimin e revoles. Ndërsa, recepsionisti ishte lidhur nga ata tregon Kardashian.
Hajdutët që u futën në banesën ku ajo banonte në një hotel në Paris morën më vete stoli në vlerë jo më pak se 8.5 milionë dollarëve. (E.K/SHUPLAKA)