Isa Sakja është kryebashkiaku më i ri i Kavajes, i ftuar në I’ntervista e Mbremjes’ në Channel One, ai ka folur në lidhje me garën e fituar, urimet që ka marrë nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i opozitës Lulzim Basha.
“Kjo nuk është një fitore personale , nuk është as e subjektit që unë përfaqësoj. Kjo është një fitore e shumicës së qytetarëve të bashkisë së re të Kavajës. Të shumicës qyetatare kam parasysh Golemin dhe njësitë administrative.Ishte një aleancë mbarëqytetare, e majtë e djathtë. Njerëz pa parti që besuan se qyteti kishte nevojë për ndryshim.Nuk do ishte më Kavaja lajmi i parë për ish-kryebashkiaun” , u shpreh Sakja.
(S.SH/Shuplaka)