Gjatë intervistës së dhënë për “Radio Metro”, Lionel Messi ka folur në lidhje me të ardhmen e tij, duke ditur se Barcelona dëshiron ta mbajë deri në fund karriere: “E vërtetë që Barcelona më ka ofruar një kontratë të përjetshme por refuzova unë! Nuk dua kontratë që të më lidhë, të më detyrojë. Dua të bëj më të mirën dhe luftoj për objektivat. Mund të jetë për gjithë jetën, por jo sepse kam kontratë. Por, këtu do të qëndroja gjithë jetën”.
Më pas, mbi Neymar, Leo ka folur duke hapur “thesin”: “Eshtë e vëshirë të largohet nga Parisi, për mënyrën se si la Barcelonën. Ka persona këtu në klub që nuk duan që ai të kthehet. Nga ana sportive, Ney është ndër më të mirët në botë, por kuptohet edhe pjesa tjetër”.
Sakaq, mbi Cristiano Ronaldon: “Ishte e bukur kur luante në La Liga, sidomos El Clasico, që merrte vlera të tjera”.
Discussion about this post