Reperi i Babastars Majk, duket se po shijon shumë suksesin e tij. Reperi në dy vitet e fundit po korr një sukses të madh falë koncerteve të shumta dhe hiteve që ka prodhuar bashkë me Getoar Selimin.
Këngët e tyre kanë krijuar një popullaritet të madh. Këngëtari Majk shpesh kujton kohën e vjetër kur kishte të dashur, por nuk kishte kushtet materiale sikur sot.
Majk nuk e fsheh faktin se më shumë i pëlqen të ketë para e të mos ketë të dashur, se sa e kundërta. Ai këtë e dëshmon në një postim të fundit në Instagram.
Majk kohë më parë është ndarë nga Majlinda Zeka, e cila u raportua të ishte shtatzënë. Ai shkruan në “mirë me ty e me para sesa me ty e i fartun” në foton e publikuar në Instagram. (J.V/Shuplaka)